Elita e futbollit anglez, Premier League, zhvilloi të martën mbrëma katër nga ndeshjet e raundit të 26-të, sfida që po luhen në mesjavë. Te tri pikët dolën Bournemouth dhe Newcastle, ndërsa u ndalën në barazime ekipet e Chelsea dhe Manchester United. Humbja e Tottenham solli shkarkimin e trajnerit Thomas Frank.
Në 'London Stadium', West Ham që ndodhet në zonën e ftohtë ia doli të ndalte në barazimin 1-1 ekipin e Manchester United. Ishin vendasit që kaluan të parët në epërsi me golin e Soucek pas 50 minutash lojë, para se Banjamin Sesko të barazonte vetëm në limitet e sfidës (90+6'). Rezultat jo i keq për 'Djajtë e Kuq', por ecuria e tyre prej katër fitoresh radhazi u ndal.
Në 'Stamford Bridge' Chelsea dhe Leeds barazuan 2-2. 'Blutë' e Londrës shënuan dy herë me Joao Pedro dhe Palmer, por miqtë befasuan dhe barazuan me Nmecha dhe Okafor. Edhe Chelsea u ndal në barazim pas katër fitoreve radhazi.
Po në Londër, Tottenhami u mposht 1-2 nga Newcastle. Thiaw kaloi në epërsi miqtë, para se Gray të vendoste ekuilibrat e përkohshëm. Në minutën e 68-të goli i Jacob Ramsey i dha tri pikë miqve të Newcastle. Humbja ka bërë që Tottenham të shkarkojë trajnerin Thomas Frank. 11 humbjet e këtij sezoni në kampionat dhe vendi i 16-të në Premier League ka bërë që drejtuesit e Spurs të ndahen zyrtarisht nga 52-vjeçari danez.
Sot duke nisur nga ora 20:30 luhen katër duele: Aston Villa - Brighton, Crystal Palace - Burnley, Manchester City - Fulham dhe Nottingahm - Wolves. Në orën 21:15 merr jetë dueli Sunderland - Liverpool.
Premier League, raundi 26-të:
E martë, 10 shkurt 2026
Chelsea 2-2 Leeds
Everton 1-2 Bournemouth
Tottenham 1-2 Newcastle
West Ham 1-1 Manchester United
Renditja:
Humbja 1-2 kundër Newcastle në Londër ka bërë që Tottenham të shkarkojë trajnerin Thomas Frank. 11 humbjet e këtij sezoni në kampionat dhe vendi i 16-të në Premier League ka bërë që drejtuesit e Spurs të ndahen zyrtarisht nga 52-vjeçari danez.
Tottenham e njoftoi shkarkimin e 'X' duke thënë. "Klubi ka marrë vendimin për të bërë një ndryshim në pozicionin e trajnerit kryesor të meshkujve dhe Thomas Frank do të largohet sot.
Thomas u emërua në qershor 2025 dhe ne kemi qenë të vendosur t'i japim atij kohën dhe mbështetjen e nevojshme për të ndërtuar së bashku të ardhmen. Megjithatë, rezultatet dhe performancat e kanë çuar Bordin në përfundimin se një ndryshim në këtë pikë të sezonit është i nevojshëm.
Gjatë gjithë kohës së tij në Klub, Thomas është sjellë me përkushtim të palëkundur, duke dhënë gjithçka në përpjekjet e tij për ta çuar Klubin përpara. Ne dëshirojmë ta falënderojmë për kontributin e tij dhe t'i urojmë çdo sukses në të ardhmen", njofton Tottenham.

Manchester United ishte shumë pranë fitores së pestë radhazi, gjë që mungon prej një kohe të gjatë. Frank Ilett, tifozi më viral i 'Djajve të Kuq' ka 494 ditë pa u qethur, pasi ai premtoi se nuk do i shkurtonte flokët nëse ekipi i tij nuk merrte pesë fitore radhazi.
Barazimi 1-1 i United kundër West Ham në Londër bëri që edhe Frank Ilett mos e fitonte bastin, duke nisur sërish nga e para. Do duhet një kohë e gjatë që United t'i bëjë pesë fitore radhazi, ndërsa tifozi viral do duhet të mbajë flokët e paprekura.
"Në atë kohë mendova se sfida do të zgjaste tre ose katër muaj, por ka zgjatur shumë më tepër nga sa prisja. Jam shumë i emocionuar", tha Ilett për Marca në një intervistë.
"Ideja kryesore ishte t’i bëja njerëzit të qeshnin dhe t’u sillja një buzëqeshje në fytyrat e tyre dhe në fund u bë virale. Familja ime po argëtohet me të, megjithëse nuk mendoj se e prisnin të zgjaste kaq gjatë”, shtoi ai.
Historia ka tërhequr aq shumë vëmendjen e medies sa shumë njerëz tani po pyesin veten se çfarë do të ndodhë me flokët e Ilett pasi ai më në fund t'i presë, gjë që do zgjasë edhe disa kohë.
"Do t'ia dhuroj një organizate bamirësie që bën paruke për pacientët me kancer", zbuloi ai. Deri atëherë do duhet të kalojnë edhe shumë javë, deri sa United t'i bëjë pesë fitore radhazi, seri e cila u prish mbrëmjen e djeshme.
The look as the final whistle sounded…
— DAZN Football (@DAZNFootball) February 10, 2026
The realization set in for @theunitedstrand that the haircut wait will continue ?#PremierLeague pic.twitter.com/RxBz6uKsjV
Komente








