Premier League e futbollit në Angli zhvilloi këtë të dielë tre nga katër ndeshjet e programuara. Tri pikë siguruan Manchester United, Fulham dhe Brighton, ndërsa Tottenham nuk fiton prej dhjetë ndeshjesh radhazi. Sot në 17:30 të gjithë tifozët do jenë me sytë nga Derbi i Londrës mes Arsenalit dhe Chelseat.

Në 'Old Trafford' Manchester United përmbysi 2-1 Crystal Palace duke marrë fitoren e dytë radhazi. Miqtë nga Londra kaluan të parët në epërsi me golin e Lacroixe në minutën e katërt, ndërsa 'Djajtë e Kuq' u përgjigjën me 11 metërshin e Bruno Fernandes dhe golin e Benjamin Seskos në pjesën e dytë. Me këtë sukses United ngjitet në pozitën e tretë me pikë të barabarta (51) me Aston Villan.

Në 'Craven Cottage' Fulhami fitoi 2-1 kundër Tottenhamit në derbin e vogël të Londrës. Vendasit shënuan dy herë në pjesën e parë me Wilson dhe Iwobi, para se Richarlison të shkurtonte shifrat. As ndërrimi i trajnerit dhe ulja në stol e Igor Tudor nuk kanë qenë të efektshme për Spurs, që shohin dhjetë ndeshje radhazi pa fitore në kampionat.

Premier League, raundi 28-të:

E diel, 01 mars 2026

Brighton 2-1 Nottingham

Fulham 2-1 Tottenham

Manchester United 2-1 Crystal Palace

17:30 Arsenal - Chelsea

Renditja:

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 28 Shkurt, 17:02

    Si e vlerësoni sulmin e SHBA dhe Izraelit ndaj Iranit?