Premier League me plan radikal për mbylljen e sezonit, rrezikon 750 mln paund gjobë për të drejtat televizive

Premier League me plan radikal për mbylljen e sezonit, rrezikon 750 mln paund gjobë për të drejtat televizive

Premier League duket se është kampionati që po has më shumë vështirësi në riorganizimin e kampionatit pas vendimeve të fundit ditën e martë nga UEFA. Këta të fundit kanë lënë afat që çdo kampionat në Europë të jetë i mbyllur deri më 30 qershor, pasi në të kundërt rrezikohen ndeshjet eliminatore të Kupave të Europës si Champions dhe Europa League.

Kjo është një datë që rrezikon të mos arrihet nga klubet e Premier League pasi kanë më shumë ndeshje se simotrat e tyre në Spanjë dhe Itali. Kjo edhe për shkak të ndeshjeve që klubet kanë në Kupën nacionale, por edhe në Kupat e Europës. Për këtë arsye sipas ‘The Sun’ zyrtarë të Premier League kanë përgatirur një plan redikal, me klubët që duhet të luajnë çdo tre ditë. Sigurisht edhe pa praninë  e tifozëve.

Aktualisht kampionati është i pezulluar deri më datë katër prillë, ndërsa sipas planit menjëherë pas kësaj dite të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në një fushë neutral. Bëhet fjalë për dy ose tre stadiume, të cilat janë Midlands, në zonën qendrore të Anglisë.

Vendimi përfundimtar do të meret të enjten kur të bëhet edhe mbledhja me klubet. Por sidoqoftë Premier League ka edhe një problem tjetër. Kjo për shkak të të drejtave televizive, pasi së fundmi kanë garantuar dy televizionet më të cilët kanë kontratë se deri më 31 korrik do të mund të sigurojnë ndeshje mes klubeve. Gjoba nëse diçka e tillë nuk përmbushet është 750 mln paund, por gjithsesi deri më tani televizionet nuk kanë marrë asnjë masë, duke lënë përshtypjen se një zgjidhje mund të arrihet.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë