Premier League merr vendimin e rëndësishëm për rifillimin e kampionatit, lajme jo pozitive nga Seria A

Premier League merr vendimin e rëndësishëm për rifillimin e kampionatit, lajme jo pozitive nga Seria A

Premier League ka hedhur një hap të rëndëisshëm drejt rifillimit të kampionatit të ndërprerë për shkak të koronavirusit. Si pjesë e të ashtëquajturës ‘projekti i rifillimit’ sot 20 klubet e Premier League votuan unanimisht për kalimin nga stërvitja individuale e futbollistëve në atë me grupe të vogla.

Në një njoftim të Premier League thuhet se ‘pas një konsultimi me futbollistët, trajnerët, mjekët, ekspertë të grupeve të pavaurur dhe qeverinë është vendosur që nga nesër klubet të kenë mundësinë të stërviten në grupe të vogla të përbërë prej 5 vetësh’.

Gjithsesi në këto seanca do të ndiqen rreptësisht masat e sigurisë si udhëtimi vetëm për në stërvitje, dezinfektimi i flamujve në kënde, i topave, i koneve si dhe i gjithë sipërfaqes së stërvitjes sa herë që kryhet një seancë.

Sakaq lajme jo edhe shumë pozitive vijnë nga Seria A ku ishte thënë se me 13 qershor do të riniste kampionati. Sipas ‘Sportmediaset’ dekreti i fundit i nxjerrë nga kryeministri Conte ndalon kompeticionet sportive deri me datë 13 qershor.

Si rrejdhojë afati më i afërt për rifillimin e Seria A bëhet data 20 qershor. Gjithsesi sipas ecurisë së fundit data 13 qershor binte poshtë edhe nëse nuk firmosej dekreti i ri, pasi klubet nuk janë gati pasi ende nuk ka nisur stërvitja në grupe.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Basha tregon si u bë ministër Trasportesh dhe si lindi projekti për rrugën e Kombit

Basha tregon si u bë ministër Trasportesh dhe si lindi projekti për rrugën e Kombit