Premiera botërore e simfonisë nr.5 “Skënderbeu” e Aleksandër Peçit, ngjitet në skenën e Universitetit të Arteve

Premiera botërore e simfonisë nr.5 “Skënderbeu” e kompozuar nga Aleksandër Peçi u ngjit në skenën e Universitetit të Arteve nga orkestra e RTSH nën dirigjimin e Eno Koços dhe interpretimin e sopranos Gesu Zefi.

Simfonia nr.5 “Skënderbeu” është përzgjedhur, si vepër fituese nga konkursi i realizuar nga RTSH për Vitin Mbarëkombëtar të Skënderbeut.  Kjo vepër e rëndësishme e muzikës klasike shqiptare, në fushën e kompozicionit, erdhi  në skenë në dhjetë kohë.

Prantagoria, kalërimi, liria, liturgjikal, martesa, besëlidhja, Himn Monumental janë vetëm disa nga dhjetë kohët, që kompozitori i njohur shqiptar Alekandër Peçi ka krijuar për të evidentuar këtë ngjarje të rëndësishme historike të vendit tonë.

Kalërimi i instrumenteve, bën që të dialogojnë me njëri-tjetrin plot ritëm, ndërsa vringëllimat e shpatave në perkusion, të mbështeten tek fuqia luftarake e trompave.  Martesa, sipas kompozitorit Peçi, përcjell adrenalinën e një dasme shqiptare me krushq kalorës, që shalojnë mbi një ritmikë të pikëzuar. Ndërsa, besëlidhja vjen në simbolikë të 7 princave përfaqësues të 7 Principatave.

Kohën e tetë largo mortore, për soprano dramatike dhe orkestër Peçi e ka kompozuar, duke u mbështetur në prozën poetike “Historia e Skënderbeut” nga Marin Barleti.

Për kohën e dhjetë, “Himn Monumental” - soprano dramatike dhe orkestër është mbështetur mbi vargjet e poetëve të shek. XV (Faerno Gabriele 1501 -1561, Amadis Jamin (1540-1593).) e deri tek Childe Harold e Lord Byron

Vepra “Skënderbeu” konsolidon edhe më shumë platformën kompozicionale të Aleksandër Peçit, Polygravite Ç2 composition dhe rrymën ku ai bën pjesë, që prej viteve ’70 deri në ditën e sotme, kabaizimi.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja