TIRANË - Edhe pse është në "arrest shtëpie" për konfliktin e armatosur në Lagunën e Patokut dy muaj më parë, deputeti Armando Prenga ka dalë nga banesa e tij në të paktën 3 raste. Ky fakt konfirmohet për Shqiptarja.com nga burime pranë Prokurorisë së Përgjithshme, organ i cili ka ngritur shqetësimin për shkeljen e masës së sigurisë nga ana e deputetit.
Prokuroria i kërkon Policisë së Shtetit marrjen e masave për respektimin e "arrestit në shtëpi" që Gjykata ka vendosur ndaj Prengës për konfliktin me anëtarët e familjes Cali dhe përdorimin e armës pranë komisariatit të Kurbinit që solli edhe të plagosur.
Të njëjtat burime thanë për Shqiptajra.com se dy javë nga ndryshimi i arrestit nga burg në shtëpi janë grumbulluar informacione zyrtare se Prenga e ka shkelur masën 3 herë duke dalë nga banesa për takime me persona të ndryshëm.
Mos respektimi i arrestit me burg -sqaron organi i Akuzës - mund të sjellë arrestimin nga e para të Armando Prengës dhe ndryshimin e masës ndaj tij.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com