Presidenca e BE-së/ Ruçi letër homologut kroat: Besojmë se do të çelen negociatat me Shqipërinë

Presidenca e BE-së/ Ruçi letër homologut kroat: Besojmë se do të çelen negociatat me Shqipërinë

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi i ka dërguar një letër urimi kryeparlamentarit kroat Gordan Jandroković me rastin e marrjes së  Presidencës së  BE nga Kroacia.

Me rastin e fillimit të Presidencës Kroate të Bashkimit Europian, kam kënaqësinë që në emër të Kuvendit të Shqipërisë dhe në emrin tim personal t'Ju uroj Ju dhe Parlamentin e Kroacisë realizimin me sukses të kësaj sfide.

Është një sprovë e vështirë, por edhe domethënëse dhe bukur që vetëm shtatë vjet pas pranimit si anëtare e familjes europiane, vendi ynë fqinj, mik dhe partner, merr kryesimin e saj.

Shqipëria ka pritur me entuziazëm dhe  besim prioritetet e Presidencës Kroate,  bërë të njohura nga Ju dhe autoritetet e larta shtetërore: Europë që zhvillon, Europë që lidh, Europë që mbron, Europë që ndikon, sipas vizionit “Një Europë e fortë, në një botë plot sfida”.

Ky vizion dhe këto priotitete janë në koherencë me Agjendën e Re Strategjike të Këshillit Europian, 2019-2024, dhe Direktivat Politike të Komisionit Europian.

Ne kemi besim se  Parlamenti dhe Qeveria e Kroacisë si edhe Ju personalisht, siç edhe e kini shpallur, do t’i kushtoni vëmendjen që i takon avancimit të agjendës europiane të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor.

Siç edhe kemi pasur rastet të diskutojmë gjatë takimeve tona të shpeshta kohët e fundit, Kuvendi, Qeveria, institucionet dhe qytetarët e Shqipërisë janë përfshirë në një agjendë reformash të guximshme gjithëpërfshirëse kombëtare në prioritetet kyçe të integrimit dhe kanë arritur rezultate të dukshme, të prekshme e të vlerësuara nga Parlamenti dhe Komisioni Europian, të cilët rekomanduan çeljen e negociatave të anëtarësimit në mbledhjen e tetorit 2019.

Edhe pse Këshilli Europian nuk arriti të rekomandonte çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në mbledhjen e 17-18 tetorit 2019, kjo nuk na ka dekurajuar, por përkundrazi, na ka mobilizuar më shumë dhe na ka rritur ndjenjën e përgjegjësisë për integrimin europian të Shqipërisë.

Unë shpreh bindjen se Presidenca Kroate do të jetë Presidenca e përshpejtimit të integrimit të Ballkanit Perëndimor dhe se gjatë Presidencës Suaj do të çelen negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë.

Kroacia do tia arrijë me siguri që vendet skeptike të kapërcejnë barrierat konceptuale jorealiste dhe t’i bind ato se rajoni ynë është një  vlerë e shtuar e Bashkimit Europian dhe qytetërimit perëndimor.

Më lejoni, i nderuar koleg, që bashkë me përgëzimet për një Presidencë Kroate të sukseshme, tJu uroj Gëzuar Vitin e Ri 2020”, shkruan në letrën e urimit Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë