'Ky është një moment historik dhe inspirim për Shqipërinë'. Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama nga Bratislava gjatë fjalimit që shënoi marrjen e Presidencës së OSBE-së nga Shqpëria për vitin 2020. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë shqiptare renditi disa nga vlerat e Shqipërisë, ndërsa shpalosi objektivat.
"Ne kemi marrë vendim përsa i përket të ardhmes së vendit tonë sesi e shohim të ardhmen në vitet e ardhshme, shpresoj te iniciativa jonë me partnerët për të vijuar bashkëpunimin. Ka shumë vendime kyçe me të cilat ne nuk kemi marrëveshje të qëndrueshme.
Ka në fakt shumë cështje që kanë të bëjnë jo vetëm me termat e politikës, por edhe sigurisë. Shohim edhe në këtë tryezë ka qasje të ndryshme. Do të bëjmë të pamundurën për të parë përpara. Ky është një moment historik dhe inspirim për vendin tonë. Kjo lidhet me marrëdhëniet e mira me anëtarët dhe mikpritje që karakterizon Shqipërinë. Edhe një tjetër element i rëndësishëm i Shqipërisë është harmonia fetare. Marrja e Presidencës, është një hap i jashtëzakonshëm.
Do të fokusohemi duke implementuar së bashku koordinimin e të gjitha politikave tona për të rritur kredibilitetin tonë. Nëse doni paqe në Europë duhet të implementohen edhe elementë të tjerë. Duke monitoruar zgjedhjet dhe mbështetur reformat, puna e OSBE-së ka qenë ngushtësisht e lidhur me njerëzit.
Përsa i përket edhe vijimit të dialogut, kjo është e vetmja mënyrë për të rindërtuar besimin mes nesh. Korrupsioni dëmton prosperitetin e të gjithë rajonit, së bashku me kërcënimet e tjera. Do të luftojmë korrupsionin. Nder dhe përgjegjësi e madhe drejtimi i kësaj organizate ndërkombëtare të dorës së parë, si edhe mundësi e jashtëzakonshme për ta bërë Shqipërisë të shkēlqejë në krye të punëve të mëdha e të sfidave të posaçme të OSBE" tha ai.
Lajmi kryesor:
Shqipëria merr Presidencën e OSBE-së, Rama nga Bratislava: Kemi 4 përparësi, hap historik dhe inspirim për të shkëlqyer (VIDEO)
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
68.3%
-
Të gabuar
21.4%
-
Nuk kam mendim
10.3%
Vota total: 653
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
"New York Times": Shqipëria i jep dritën jeshile projektit të Jared Kushner ndërsa Trump kthehet në Shtëpinë e Bardhë! Qeveria do pastrojë zonën nga municionet
16 Janar, 11:29
-
Çfarë ka pas marrëveshjes 1 miliard euro Rama - Meloni me Emiratet Arabe
16 Janar, 11:24
-
‘U bëre bozë çdo ditë në ekran’, Rama ‘debat’ me komentuesin: Për mua dita nis me ty, askush nuk është i detyruar të më ndjekë! Do them të vërtetat
16 Janar, 10:29
-
Mero Baze: 35 me 14
16 Janar, 07:12
-
'Bën biznes vetëm me arabët', Rama i përgjigjet komentuesit: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë
15 Janar, 18:29
-
Firmoset marrëveshja Shqipëri-Itali-Emiratet Arabe për linjën nënujore të transmetimit të energjisë! Rama: 1 mld euro investimi, gati brenda 3 viteve! Synojmë të jemi lojtar kyç në rajon
15 Janar, 09:55
-
VIDEOLAJM/ Rama në gjunjë para Melonit, ja dhurata që zgjodhi për ditëlindjen e saj! Musk? Kryeministri: Të tjerët shkojnë e vijnë, unë mbetem
15 Janar, 09:33
-
Abu Dabi, firmoset sot marrëveshja trilaterale Shqipëri-Itali-Emiratet Arabe për linjën nënujore të transmetimit! Rama: Gur kilometrik drejt pavarësisë energjetike
15 Janar, 08:52
-
Anketa e IRI: SPAK-u institucioni më i besueshëm, por priten më shumë hetime dhe ndëshkime ndaj politikanëve
14 Janar, 19:15
-
Rama në Abu Dhabi për Javën e Qëndrueshmërisë, marrëveshje me Emiratet e Bashkuara Arabe në fushën e bujqësisë dhe financave
14 Janar, 17:07
-
NDRYSHIMET/ Ekipi i PS për 11 majin! Drejtuesit politikë do jenë në listat e sigurta
14 Janar, 16:05
-
Dosja ‘Xibraka’, Bardhi i kërkon informacione Dumanit: Mbyllja e dosjeve pa transparencë tregon se drejtësia ruan të paprekur personat me pushtet politik!
14 Janar, 15:06