Presidenca: Me 19 Dhjetor organizojmë ceremoninë e betimit për 8 prokurorët e emëruar në SPAK

Presidenca: Me 19 Dhjetor organizojmë ceremoninë e betimit për 8 prokurorët e emëruar në SPAK

Presidenca

TIRANE- Presidenca do të organizojë të enjten e 19 Dhjetorit ceremoninë e betimit për 8 prokurorët e emëruar në  Prokurorinë e Posaçme (SPAK). Këshilltari për mediat i presidentit, Tedi Blushi njofton se ceremonia për betimin e Altin Dumanit, Arben Krajës, Behar Dibrës, Edvin Kondillit, Elida Celami(Kaçkini), Ened Nakuçit, Enkeleda Millonait, Klodian Brahos,do të mbahet të enjten e ardhshme në presidencë në orën 09:30.

"Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta, në përgjigje të kërkesës së Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe në bashkëpunim me Kryetarin e KLP-së, z.Gent Ibrahimi, në mbështetje të nenit 61 pika 2 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar”, ditën e enjte, në datën 19 dhjetor 2019, ora 09:30, organizon ceremoninë e betimit të 8 (tetë) prokurorëve të emëruar në Prokurorinë e Posaçme (SPAK)", shkruan Blushi.

SPAK pritet të ngrihet me datë 19 Dhjetor pikërisht pas betimit të 8 prokurorëve, duke shkrirë kështu pas 15 vitesh Gjykatën dhe Prokuorinë e Krimeve të Rënda.

Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Genti Ibrahimi sqaroi dje se më 18 dhjetor do të bëhet intervistimi publik i tre kandidatëve për kreun e SPAK. KLP pas dëgjesave publike me votim pritet të përzgjedh mes Dumanit, Krajës e Kondilit për t'i dhënë mundësi SPAK të nisë nga puna.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë