Presidenca nis përgatitjet në Bulevard për 2 marsin...çfarë pritet të firmos nesër Meta para popullit (FOTO)

Presidenca nis përgatitjet në Bulevard për 2 marsin...çfarë pritet të firmos nesër Meta para popullit (FOTO)

TIRANË- Presidenca ka nisur përgatitjet për tubimin e nesërm që pritet të nisë në orën 17:00 në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" dhe të përfundojë në orën 19:00, të paktën referuar deklaratës së bërë nga kreu i shtetit Ilir Meta. Në faqen e Piramidës është afishuar ditën e sotme një banderolë ku shkruhet "2 mars ora 17:00" si një ftesë dhe kujtim për çdo qytetar që kalon aty, e ndërsa kanë nisur të vendosen edhe bokset, ekrani dhe të ngrihet podiumi. Nga ajo që Meta ka bërë me dije do të jetë vetëm ai që do të mbajë një fjalim "në mbrojtje të Kushtetutës" dhe do të nënshkruajë një dekret së bashku me popullin, duke përjashtuar mundësinë që të ketë fjalime nga kryetarët e partive të tjera opozitare, si Lulzim Basha apo Monika Kryemadhi.

Sa i përket asaj se çfarë mund të ndodhë nesër, pritet që Meta të firmosë kthimin e dekretit për ligjit për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, pasi shumica i hoqi kompetencat. Nisur nga fakti sepse ky ligj u miratua në kuvend më 12 mars dhe presidenti brenda 20 ditëve duhet të shprehet, çka përkon me 2 marsin ku Meta ka thirrur qytetarët në shesh dhe ka paralajmëruar se do të firmosë një dekret të rëndësishëm.

Opozita ka konfirmuar pjesëmarrjen, por sipas tyre do të jenë në shesh jo si pjesë e një force politike. Pavarësisht këtyre deklaratave publike, opozita ka një rol jo pak të rëndësishëm në këtë organizimi, ku siç Shqiptarja.com ka raportuar më herët Meta i ka kërkuar Bashës "10 mijë veta në shesh" dhe kryedemokrati e ka zbatuar urdhrin e tij, ku u ka dërguar një mesazh për pjesëmarrje strukturave të PD-së.

Kanë konfirmuar pjesëmarrjen edhe figura të tjera publike si regjisori Edmond Budina, gazetarët Saimir Kodra dhe Gent Zenelaj, peshëngritësi Briken Çalja, aktori i humorit Bes Kallaku me gjyshen e tij, Ijen etj, të cilët presidenti Ilir Meta është kujdesur t'i falenderojë publikisht në profilin e tij në rrjetin social, Facebook. Një tubim me mimoza, me flamuj kuqezi dhe thirrjet "E duam Shqipërinë si gjithë Europa dhe liri demokraci", tha Meta do të jetë ai i nesërmi e mbi të gjitha ka dalë garant se do të jetë paqësor, ndryshe nga çfarë është parë në protestat e opozitës.

Një koment për këtë tubim pa asnjë fjalë ka pasur edhe nga ish kryeparlamentarja Jozefina Topalli . Ajo ka publikuar një foto kur Meta ishte në opozitë, teksa i afrohet pranë në tentativë për ta goditur...një foto që lë vend për interpretime mbi mesazhin që ka dashur të përçojë.

Postimi i Jozefina Topallit

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • peoples: 02/03/2020 02:34

    Cudia nuk zgjat shume...kjo eshte drejtesia e rE!!!!!!!!!

    Përgjigju
  • Çiçi: 02/03/2020 00:17

    Siç hyri, doli. Ju kam dhjerë mu në reformë.

    Përgjigju
  • O Jozefin: 01/03/2020 23:41

    Te rruajti sumen bajga i Skraparit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen