Presidenti Bajram Begaj dekreton tre ligjet për rritjen e pagës së deputetëve, ministrave dhe administratës

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka dekretuar 3 ligjet për rritjen e pagave për deputetët, ministrat dhe administratën publike, ligje për të cilat më herët kreu i shtetit kishte shprehur pëlqimin e tij.Pas firmosjes së dekretit të Begajt, ligjet hyjnë në fuqi në mënyrë të menjëhershme.

Ligji i ri është pjesë e strategjisë së qeverisë për të rritur pagën mesatare në vend nga 530 euro në 930 euro dhe përfitues të parë ka 130 000 punonjësit e administratës. Strategjia parasheh dy faza, e para 1 prill 2023, e cila mori jetë me votimin në kuvend, ndërsa faza e dytë pritet të zbatohet në prillin e vitit 2024.

Të enjten e kaluar, në 25 maj Kuvendi i Shqipërisë miratoi rritjen e pagave për institucionet kushtetuese duke filluar me Presidentin e Republikës, qeveritarët, deputetët etj. Ligji parashikon dyfishim të pagës për këto kategori. Kundër këtij ligji, votuan vetëm 3 prej deputetëve të Kuvendit.

Sa shkojnë pagat e deputetëve dhe qeveritarëve kryesorë
Paga e deputetëve dhe qeveritarëve do të dyfishohet. Ajo e deputetëve bëhet nga 156 770 lekë që është aktualisht në 310 250 lekë, ndërsa e Ministrave nga 174 760 lekë në 318 750 lekë bruto. Kryeministrit dhe kryetarit të kuvendit paga u rritet në thuajse 400 000 lekë bruto nga 228 000 lekë që është sot.

Pagat për zyrtarët e lartë

Lajmi në përditësim...

Dekretimi

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • MINUSHE: 31/05/2023 14:24

    eshte ironi o VIN! TURP QE I RRITEN DHE TURP QE I FIRMOSEN SHPEJT E SHPEJT

    Përgjigju
  • Miku: 30/05/2023 20:33

    Kete strategjine 900 euro ne muaj nuk po e shofim, por shofim 29 mije leke te vjetra rritje mesuesve, e 1.5 milion dwputeteve qe as ligjet nuk lexojne. Paskwmi votuar me mend vertet, sic thotw Premieri yne.

    Përgjigju
  • Endrra e mëngjesit e z.Begu: 29/05/2023 16:14

    Vëllezër dhe motra,ju që më komentoni keq,nuk mund t'a dini se sa të vështirë e kam patur,se nuk kam vënë gjumë në sy,sepse e di që është e turpshme kur shumica s'kanë të hanë dhe unë firmos e vulos për rritjen e pagës time dhe të atyre që më zgjodhën mua. Më e madhja është se në një republikë parlamentare,ku Kryemistri duhet të paguhet më shumë,në fakt marr unë dhe kjo më vret,se duket sikur ia "kam futur" atij.Por të m'a besoni,kur firmosa u binda se nuk jemi më në komunizëm,por në kapitalizëm,ku njeriu për njeriun është ujk dhe thashe pse mos të jem unë luani i xhunglës tonë.!? Se në fund të fundit komunizmi nuk më bëri asgjë ,jo më president dhe thashë me vehte,rroftë kapitalizmi që më bëri president me katapultë, që më hapi sytë dhe më bëri të plotfuqishëm "për të pasur në dorë "dhe fatin e rrogtarëve të pushtetit,se llogarite se ç'mund të ndodhte nëse unë nuk do të firmosja,bëheshe revolucion paqsor vetëm për të rrëzuar presidentin,se populli nuk duron dot vuajtjet e të zgjedhurve dhe se do ngrihej për të mbrojtur pagat e pushtetarëve,bijve dhe bijave më të mira të zgjedhur prej tyre.Por unë jam me këmbë në tokë dhe e firmosa dhe e vulosa ,ç'më duhen mua belatë thashe ,aq më tepër dhe vetëm për kaq që unë duhet të bëj,marr rrogën më të madhe se kushdo në këtë vend dhe prandaj thashë ,sot jam i pari vendit dhe s'kam pse e humb këtë shans,një herë të vjen zogu në dorë dhe unë jam me fat,se jo vetëm më paska bërë gjeli vezë,por po më dhuron dhe gjela të tjerë.

    Përgjigju
  • Rrogetar: 29/05/2023 13:52

    Formosa per rritjen e rroges se vet

    Përgjigju
  • Iks: 29/05/2023 12:17

    I çofshi naper spitale

    Përgjigju
  • MINUSHE: 29/05/2023 11:06

    BRAVO KY VENDIM DUHEJ FIRMOS NJE ORE E ME PARE..

    Përgjigju
    • Vin: 29/05/2023 11:27

      ik o minushe ha ndonji tas sup se mbaruan zgjedhjet ske nevoj te lepihesh me.

  • Timoni në dorë: 29/05/2023 10:18

    Po dihej ka konflikt interesi se firmosi edhe rritjen e rrogës së vet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Vonesa e anulime në fluturime, 60% e udhëtimeve me probleme nga Wizz Air, mijëra qytetarë rrugëve në 2023!  ‘Air Albania’ prej kompanive më të mira

Vonesa e anulime në fluturime, 60% e udhëtimeve me probleme nga Wizz Air, mijëra qytetarë rrugëve në 2023! ‘Air Albania’ prej kompanive më të mira