Presidenti Bajram Begaj dekretoi emërimin e Ervin Demos ministër të Brendshëm dhe shkarkimin nga kjo detyrë të Besfort Lamallarit.

 Kreu i shtetit firmosi gjithashtu edhe dekretimin e shkarkimit të Demos nga ministër shteti për pushtetin vendor. Çështjet vendore do të mbulohen nga ministria e Brendshme.

Dekreti kalon për miratimin në Kuvend e më tej Demo betohet para kreut të shtetit në presidencë.

 Me strategjinë e re të komunikimit me qytetarët që qeveria ka ndërmarrë përmes disa platformave, shefi i qeverisë Edi Rama e mori pranë stafit të tij në kryeministri Besfort Lamallarin për skuadrën e “Besës” dhe “Pasqyrë Albania”.

Foto: Dokumenti për dekretimin e Ervin Demos si Ministër i Brendshëm

Foto: Dokumenti për shkarkimin e Lamallarit