Presidenti tunizian, Beji Caid Essebsi dekretoi sot gjendjen e jashtëzakonshme, bëri të ditur presidenca, tetë ditë pas atentatit të përgjakshëm që shkaktoi vdekjen e 38 turistëve në një hotel buzë detit.
"Presidenti dekretoi gjendjen e jashtëzakonshme në Tunizi dhe do t'i drejtohet kombit në orën 17:00", theksoi zëdhënësi i presidencës.
Gjendja e jashtëzakonshme i jep më shumë pushtete policisë dhe ushtrisë.
Ajo u hoq në Tunizi në muajin mars 2014, pasi ishte rivendosur herë pas here që prej janarit të vitit 2011 dhe largimit të presidentit Zine El Abidine Ben Ali, në vazhdën e kryengritjeve që nisën "Pranverën Arabe".












