'Presidenti del natën pa protokoll'! Kryemadhi i përgjigjet Ramës: Kur s’shqetësohem unë që jam gruaja se ku shkon Meta, ç’i duhet atij

'Presidenti del natën pa protokoll'! Kryemadhi i përgjigjet Ramës: Kur s’shqetësohem unë që jam gruaja se ku shkon Meta, ç’i duhet atij

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi

TIRANË- Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi “i ka dalë në mbrojtje” presidentin Ilir Meta, pas akuzave të bëra nga kryeministri Edi Rama se del natën për të bërë fushatë. Ajo flet si bashkëshortja e tij, duke thënë se për aq kohë sa kjo nuk e shqetëson atë se Meta nuk i tregon se ku ikën, nuk ka se çfarë i intereson Ramës.

Në vijim të akuzave të bëra nga mazhoranca, për Kryemadhin, Meta e ka bërë më së miri rolin e një presidenti.

“Unë nuk shikoj ndonjë qamet të madh. Shikoj një shterim të mendimit politik të kryeministrit në ikje. Përveç kësaj shikoj një mungesë qartësie të mendimit dhe llogjikës politike të një kryeministri apo kryetar i partie i cili është në një periudhë fushate.

Nuk mendoj se aty ka krijimin e hapësirave të reja pune për shqiptarët apo sistem arsimor. Apo të fliste për pandeminë. Nuk mendoj që sot shqiptarët po vdesin për shkak të mungesës së shërbimit shëndetësor, se pse presidenti nuk njofton Edi Ramën se ku do të ikë për të kaluar një fundjavë. Nuk shqetësohem unë që jam bashkëshortja e Ilir Metës që nuk tregon se ku po ikën dhe shqetësohet kaq shumë Edi Rama.

Nga ana tjetër mendoj që nuk shikoj një llogjikë dhe mendim politik të një kryeministri apo kryetari partie që pretendojmë që është parti e majtë që të shqetësohet për çështjet e arsimit të të rinjve dhe të rejave, çështjen e shpopullimit të Shqipërisë, se sa të shqetësohet përsa i përket se si presidenti lëvizka natën apo ditën. Unë nuk mendoj se presidenti ka braktisur institucionin e presidencës’, tha Kryemadhi për News 24.

Kjo deklaratë e Ramës ka sjellë reagime të shumta, të cilave Meta nuk ka nguruar që t’i përgjigjet. Kreu i shtetit gjatë konferencës që pati me gazetarët ditën e premte Meta tha se shkon në takime se e kërkojnë qytetarët.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Petrit: 21/02/2021 19:43

    O Shqiptar zhdukni kete familje hajdutesh nga politika keto pa ftyer te digjenruar kurr mos votoni per kto gjak pits

    Përgjigju
  • Like: 21/02/2021 06:35

    Pse nuk e shton komentin

    Përgjigju
  • dulja: 21/02/2021 06:12

    familja meta e di se eshte pronarja e shqiperise dhe te bejne cfare kane deshire ne kete vende keta jane sabotatoret E 30 viteve qe nuke len vendin te marri fryme

    Përgjigju
  • Murat: 20/02/2021 21:20

    Kjo zonje nuk do qe te respektoje kushtetuten e ligjet. Kjo familje qe tallet me shqiptaret prej kohesh duhet te ishte para drejtesise. Por eshte fundi i tyre. Vetem durim me politikanen Monika e Ilir Floririn.

    Përgjigju
  • redi: 20/02/2021 20:46

    Meta te lere postin w presidentit dhe askush nuk e kritikon per fushaten e partise se tij .Qe te mos shkel ligjin kushtetues te largohet nga posti i larte i perfaqesuesit te unitetit kombetar

    Përgjigju
  • Arben Metani: 20/02/2021 20:12

    Mos bej te padituren kur nuk te intereson ta thuash te verteten. Dalja e nje presidenti, pa protokoll, eshte probleme qeveritar, prederisa per sigurine e tij pergjigjet qeveria. Apo s'eshte keshtu Znj Kryetare e LSI? Mos beje lojra fjalesh dhe as humor me problemin, e aq me keq ti trajtosh si te paditur te gjithe qe te dalin perpara syve te mendjes tende. Insekinimi i nje atentani te deshtuar, apo atentant i vertete nga sherbime ssekrete te shtetve te huaja qe ju intereson rremuja ne Shqipri, eshte me se i mundshem. Apo pastaj e ka fajin qeveria do thoni si gjithmone. Qetesohuni ti dhe Meta, ka te ngjitura ne majen e karrieres, por ka dhe nje zbritje dhe fund te saj.

    Përgjigju
    • robi: 20/02/2021 22:59

      Flitet se Sudja do jape dorheqje para 25 prillit dhe ne vend te saj do jete Kejdi dhembcakallja

    • Ardian: 20/02/2021 20:23

      Bukur ja the mor djale

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë