Kryeministri Edi Rama ishte sot në SHBA krah Donald Trump në takimin inaugurues të Bordit të Paqes. Ndërsa falënderoi liderët pjesëmarrës, presidenti amerikan përshëndeti edhe kryeministrin Edi Rama duke shprehur nderim për prezencën e tij.
“Bordi i Paqes është me liderë shumë të respektuar. Jemi të nderuar që na bashkohet kryeministri Rama, kryeministri shqiptar, presidenti i Argjentinës, aleati i Donald Trump, të cilin e kam mbështetur gjatë zgjedhjeve. Tani mbështes liderë të huaj, përfshirë Viktor Orban, që është këtu”, tha Trump, ndërsa një falënderim të veçantë e kishte edhe për presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, së cilës i tha se “ka bërë punë të mirë”.
Vizita e kryeministrit Rama në SHBA dhe takimi me Trump vjen në një kohë kur opozita me në krye Sali Berishën prej kohësh e akuzonin shefin e qeverisë se nuk mund të udhëtonte në SHBA. Madje, në seancën plenare të 22 janarit në Kuvend, deputetët demokratë shigjetuan Ramën, duke e pyetur se përse nuk ishte në SHBA krah Vjosa Osmanit, por sot “kauza” e opozitës u rrëzua.
Lajmi kryesor:
Bordi i Paqes, Trump: 17 mld dollarë për rindërtimin e Gazës! Shqipëria dhe Kosova premtojnë dërgimin e trupave











