Sulmet terroriste që po trondisin jo vetëm Europën kohët e fundit janë bërë objekt i diskutimi në mbarë opinionin publik në mediat ndërkombëtare edhe jo vetëm..Ndërkohë reagime ka patur edhe nga autoritetet, presidenti francez Holland  dhe homologu tunizian kanë shprehur solidaritetin e tyre përballë akteve terroriste ku pas një sulmi terrotist në Paris mbeti një i vdekur dhe u gjend pa kokë një person dhe në Tunizi të paktën 28 persona kanë mbetur të vdekur në një zonë turistike.

Gjatë një bisede telefonike, dy presidentët shprehën solidaritetin e tyre përballë terrorizmit dhe qëllimin e tyre për të vazhduar dhe intensifikuar bashkëpunimin e tyre në luftën kundër këtyre atentave”, sipas komunikatës së botuar nga zyra e presidencës franceze  

Ndërkohë ka patur edhe një shpërthim në një xhami në Kuvajt ka raportohen rreth 13 të vdekur e dhjetra të plagosur, sipas mediave lokale. Sulmi ndodhi sot, gjatë lutjeve të së namazit të së premtes, ndërsa xhamia ishte plot me besimtarë

Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)