/ATSH-Behlul Jashari /.-Presidenti i Bullgarisë, Rosen Plevneliev, gjatë qëndrimit sot në Kosovë ka vizituar Galerinë e Arteve në Prishtinë së bashku me Presidenten e Republikës, Atifete Jahjaga, e cila paradite i bëri pritjen ceremonial me nderime të larta shtetërore.
"Me Presidentin Plevneliev vizituam Galerinë Kombëtare të Kosovës për të ndarë me të një pjesë të dokumentuar të historisë tonë dhe njërin nga momentet më frymëzuese kur si shoqëri u ngritëm mbi përçarjet dhe njëri-tjetrit i shtrimë dorën e pajtimit. Që atëherë, vetëm të bashkuar arritëm të mbijetojmë, të ndërtojmë dhe ta realizojmë vizionin tonë për Kosovën e lirë, demokratike dhe të pavarur. Ky përvjetor i 25 i pajtimit të gjaqeve uroj të na shërbejë për të reflektuar mbi vlerat tona si shoqëri dhe për t'u frymëzuar nga rruga që ndoqën Anton Çetta dhe shumë atdhetarë të tjerë", shprehet Presidentja Jahjaga në 'Facebook'.
Presidenti i Bullgarisë, Rosen Plevneliev sot në vizitën zyrtare në Prishtinë është pritur edhe nga kryetari Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. Në takime, Presidenti i Bullgarisë Plevneliev falënderoi për ftesën dhe për pritjen e ngrohtë në vizitën e tij në Kosovë. Ai i vlerësoi të mira marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe tha se Bullgaria do të vazhdojë të jetë përkrah Kosovës në të gjitha proceset.
Presidenti Plevneliev tha se për Kosovën është me rëndësi konsolidimi institucional i saj i brendshëm si dhe në skenën ndërkombëtare. Ai tha se Kosova dhe i gjithë rajoni i Ballkanit kanë perspektivë evropiane dhe duhet të punojnë në ndërtimin e marrëdhënieve ndër fqinjësore.
/Shqiptarja.com