Presidenti i Kazakistanit: Hendeku mes të pasurve dhe të varfërve shkaktoi protestat vdekjeprurëse
Presidenti i Kazakistanit, Qasym-Zhomart Toqaev
Presidenti i Kazakistanit, Qasym-Zhomart Toqaev, thotë se një “hendek i papranueshëm” mes të pasurve dhe të varfërve çoi në protesta vdekjeprurëse antiqeveritare që tronditën vendin e Azisë Qendrore në fillim të janarit.
Të premten më 21 janar, Toaqev tha se nevojiten “reforma reale” për të adresuar problemet e ngritura nga disa prej protestuesve.
Duke folur me përfaqësuesit e bizneseve kryesore të vendit të pasur me naftë, ai tha se “hendeku midis agjendës së deklaruar social-ekonomike dhe situatës reale ka arritur një masë kritike dhe ajo që duhet bërë tani është një rivendosje e plotë e politikës ekonomike”.
“Me korrupsionin që tashmë dihet nga të gjithë, dallimet në të ardhura luajtën rolin e një shkrepëse të ndezuar pranë një fuçie baruti dhe situata u përdor nga terroristët, individët e armatosur dhe organizatorët e protestave”, tha Toqaev, duke shtuar se ai tashmë ka marrë vendime të vështira dhe se vendime të tilla të vështira do të merr edhe në të ardhmen.
Protestat e fillimit të janarit në qytetin Zhanaozen, për rritjen e papritur të çmimit të karburantit, u përhapën shpejt në të gjithë Kazakistanin dhe çuan në përleshje të dhunshme në qytetin më të madh të vendit, Almaty dhe gjetkë.
Pjesa më e madhe e zemërimit të protestuesve ishte kundër paraardhësit të Toqaev, Nursultan Nazarbaev, i cili kishte sunduar Kazakistanin që nga viti 1989.
Autoritetet kazake thonë se 227 njerëz u vranë gjatë trazirave, duke përfshirë 19 oficerë të zbatimit dhe 12,000 të tjerë u arrestuan./REL
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?
-
Harris
47%
-
Trump
50.3%
-
S'kam mendim
2.7%
Vota total: 6505
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Erdogan takimin me Putin në korrik, në fokus lufta në Ukrainën dhe dërgesat e grurit në Detin e Zi
24 Qershor, 22:10
-
Pamje të rënda, ish-ministri rreh për vdekje gruan astrologe në Kazakistan
30 Prill, 16:40
-
PAMJE TË RËNDA/ Luftëtari në MMA humbet jetën në tapet nga goditjet! Ishte vetëm 17 vjeç
2 Prill, 21:02
-
Udhëtim i largët për ndeshjen me Astanën, Ilir Daja: Dua mentalitet fituesi në sytë e lojtarëve
9 Nëntor 2023, 15:29
-
Të hënën votimi dhe betimi i ministrave të kabinetit të ri! Ministrat në pritje të dekretit, Begaj ende në Kazakistan
8 Shtator 2023, 19:08
-
Dy ndeshje larg grupeve, Partizani kërkon historinë ndaj Astana, Zekiç: Ata favorit, por s’dorëzohemi
24 Gusht 2023, 10:44
-
Transferta e largët në Kazakistan, shtyhet ndeshja e parë e Superligës për sezonin e ri
21 Gusht 2023, 13:47
-
Thriller dhe frikë në Kroaci, avioni i Dinamo Zagreb zhduket nga radarët
1 Gusht 2023, 14:22
-
U largua nga Kukësi, Taipi firmos larg Shqipërisë
1 Korrik 2023, 14:40
-
Rusia teston raketën e re të sistemit të mbrojtjes ajrore në Kazakistan
2 Dhjetor 2022, 17:42
-
Putin përgëzon presidentin e Kazakistanit pas rizgjedhjes së tij
21 Nëntor 2022, 15:12
-
Përfundon takimi Putin-Erdogan: Një qendër gazi në Turqi për të rregulluar çmimet! Peskov: Nuk u fol për Ukrainën
13 Tetor 2022, 07:51