Presidenti i Kenias, Uhuru Kenyatta doli sot përpara Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC) për disa seanca dëgjimore, pasi është akuzuar për organizim dhune etnike masive.

I shoqëruar nga dhjetëra përfaqësues dhe mbështetës, Kenyatta është shefi i parë në botë i një shteti, i cili del para ICC-së.

Ai është përballur me këtë gjykatë edhe më parë, por jo pasi u bë president i Kenias.

Nesër do të zhvillohet edhe seanca për caktimin e datës për gjykimin e mundshëm të Kenyattas.

Ndërkohë, zëvendëspresidenti William Ruto është ngarkuar përkohësisht për drejtimin e vendit.

Edhe Kenyatta edhe Ruto përballen me akuzën për organizim masiv të dhunës etnike pas zgjedhjeve të diskutuara të vitit 2007.

Dy zyrtarët e lartë ishin në kampe kundërshtare në kohën e zhvillimit të këtyre zgjedhjeve. Ruto, anëtar i grupit etnik Kalenjin, ishte aleat i liderit të opozitës, Raila Odinga, në Luo.

Destabilizimi politik degjeneoi në vrasje etnike, çka e futi Kenian në një spirale dhune që shkaktoi më shumë se 1 000 të vdekur dhe 500 mijë të shpërngulur.

ATSH