Presidenti i Maqedonisë George Ivanov ka zgjedhur bregdetin shqiptar për të përballuar këto ditë të nxehta vere.

Mësohet se Ivanov ka zgjedhur Jalën për të pushuar së bashku me familjen e tij. Ai është parë nga pushuesit në një hotel dhe në bregdet duke notuar në ujërat e jonit.
Ivanov do të qëndrojë një javë dhe më pas do t’i drejtohet sërish Shkupit.

Jala dhe bregdeti i Jonit kanë qenë destinacione të preferuara edhe të zyrtarëve të lartë shqiptar të të gjitha trevave. Më parë aty ka pushuar edhe Atifete Jahjaga, ish-kryeministri Berisha etj./INA/

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)