Presidenti i PE-së: Në Shqipëri 'luftë civile' mes qeverisë dhe opozitës

Kryetari i Parlamentit Europian, Antonio Tajani, e quan shumë të vështirë situatën në Shqipëri, ku ka filluar një "luftë civile”, midis qeverisë dhe opozitës. Këto komente, Antoni Tajani i bëri në kuadër të një vizite në SHBA, gjatë të cilës ai qëndroi edhe në selinë e Kombeve të Bashkuara në New York.

Kujdes me Ballkanin!
Mbas një takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB, Antonio Tajani tregoi në konferencën e shtypit se ka folur me Sekretarin e Përgjithshëm Antonio Guterres për Ballkanin, sepse "Ballkani është një çështje me të cilën ne merremi vazhdimisht. Stabiliteti i Ballkanit është po ashtu stabilitet i Europës”.

Ai shpjegoi se kanë folur për situatën në Shqipëri: "sepse situata është shumë e vështirë. Është "luftë civile” midis qeverisë dhe opozitës. Kjo është shumë e rrezikshme për stabilitetin”.

Kryetari i PE, thotë po ashtu se në Ballkan ”duhet të shohim çfarë investimesh vijnë nga jashtë rajonit. Aty bëhen investime me diferenca të ndryshme, jo vetëm europiane por edhe ruse, arabe dhe turke. Kjo është lojë e vështirë”. Ai thotë se Europa duhet të jetë aktive, por edhe e matur në Ballkan.

Situata në Bosnje-Hercegovinë vlerësohet më kritike se në Kosovë
Në konferencën e shtypit, presidenti i Parlamentit Europian, Antoni Tajani u pyet edhe për mundvsinë e vendosjes së sanksioneve kundër presidentit të Republikës Srpska, Milorad Dodikut, në Bosnjë Hercegovinë. Tajani u përgjigj, se "nuk është një vendim që e marrim ne” dhe kërkon që të punohet për të arritur një zgjidhje të mirë, një marrëveshje midis palëve të ndryshme.

Më tej Tajani theksoi, se: "ne duhet të jemi të matur dhe të punojmë për të gjetur një zgjidhje. Ne si Parlament Europian jemi të angazhuar për paqe, në mbrojtje të të drejtave të njeriut, në mbrojtje të ligjeve. Sa i përket sanksioneve ne duhet të jemi të matur, në këto momente”.

Por presidenti i Parlamentit Europian e vlerësoi situatën në Bosnjë Hercegovinë më të komplikuar se në Kosovë. I pyetur nga gazetarët, pse Bashkimi Europian nuk ka aprovuar heqjen e vizave për Kosovën, Tajani tha se kjo është një çështje e vendeve anëtare.

Çështje të tjera që Tajani ka diskutuar me Guterres kanë qenë: Venezuela, Mesdheu dhe çështja e migrantëve, Afrika dhe lufta kundër terrorizmit, klima dhe konflikti Indi- Pakistan. DW

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ZPPPT: 02/03/2019 12:56

    Lere Jarin ta hedhi ndonje spice se perndryshe nuk e justifikon dot ekzistencen e tij. Ka lufte civile ne Shqiperi po aq sa ka lufte civile ne Europe midis PE dhe Britanise.

    Përgjigju
  • Gad: 02/03/2019 12:21

    O z. Tajan ja u tha lulushja me kryeajduten kryemadhi apo e gjete vet, po te vesh shtepi ne shtepi dhe te marish rrugacet dhe kriminelet me vete per rrezimin e qeveris dhe sipas jush qeveria nuk duhet te reagoj dhe po si pas jush kjo qenka nje luft civile me vjen per te qeshur, terhiqi ato cfare ke shkruajtur por merni masa qe kta flliqsira te mos pranohen neper kancelarit europiane duke i quajtur tradhetar te shqiperis.

    Përgjigju
  • Ne itali: 02/03/2019 12:11

    Po cfare prisni nga ky person,ky eshte vegel i Berlusconit,eshte njelloj si ata qe dogjen mandatet me urdher te komandatit te partise PPSH Sali Berisha,kete e coi Berlusconi aty ku eshte ne parlamentin europian

    Përgjigju
  • ERP: 02/03/2019 10:14

    Cfare thua more?!! Situata eshte delikate, por te thuash “lufte civile” do te thote te njohesh faktin qe kemi dy fraksione perballe njeri tjetrit. Z. Tajar, populli nuk eshte me Lulushen dhe me ate burrin e shemtuar. Me ata jane vetem nje grusht njerezish qe kane vjedhur me ta ose ca te genjyer me leke. Hajdutet jane ne grahmen e fundit dhe normal qe do mundohen te ngrejne tension me shpresen qe do fitojne. Shpresoj te humbin dhe te perfundojne atje kue kane vendin, ne BURG si dhe tu konfiskohen pasurite

    Përgjigju
    • Korabi, France: 02/03/2019 11:06

      Komenti shumë i saktë.Nuk ka( lufte civile) .Kryekrimineli organizon atë te cileve ju ka lrjua te fitojnlë në menyre te paligjshme pasuri marramendese dhe ju kanë shpetuar ndeshkimit nga që ka pasur prokuror e gjygjtar te korruptuar.PD dhe LSI janë dy organizata fitimprurese qe mbrojnë kriminelet .Keshtu qe Shoku Tajar terheqe dekleraten se ashte e pasakte .

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen