Presidenti i peshëngritjes së Teutës flet për përjashtimin, Kreshnik Leka në Report TV: Në Asamble na mbyllën derën, Elez Gjoza s'do mendim ndryshe

Federata Shqiptare e Peshëngritjes zhvilloi fundjavën e shkuar një Asamble të Jashtëzakonshme, teksa jashtë u lanë disa nga anëtarët e saj. Presidenti i klubit të peshëngritjes Teuta në Durrës, Kreshnik Leka foli për Report TV në emisionin "Sot Live në Shqipëri".

Për gazetarët Andi Kapxhiu dhe Nertil Agalliu, Leka tha se ai nuk mori një ftesë për në Asamble dhe nuk u lejua të futej në të, për shkak të inateve personale të kreut të FSHP, Elez Gjoza. Leka më pas ndalet te rezultatet e dobëta të sportistëve kuqezinj në Europianin e fundit të zhvilluar në Armeni, teksa përmend edhe përjashtimin e tij nga Federata, kjo jo sipas statutit.

"Kjo Asamble u thirr në shkelje të statutit, unë si kreu i Teutës nuk u lejova të merrja pjesë. Nuk u përjashtua klubi i Teutës, u bë për individë. Nuk kishte as përfaqësues nga media dhe ministria. Nuk e di pse nuk më lejuan të merrja pjesë. Kreu i Federatës së Peshëngritjes, Elez Gjoza nuk do mendim ndryshe", tha Leka fillimisht.

Më pas drejtuesi i Teutës në peshëngritje ka thënë se një mbledhje e tillë duhet të bëhej për rezultatet e dobëta të arritura në Europian.

"Mendimi juaj për FSHP? Provokimi i një mbledhje të jashtëzakonshme bëhet për rezultate të dobëta, jo për inate personale", vijoi drejtuesi i Teutës.

Menaxhimi i sportistëve dhe përjashtimi i tij nga FSHP ishte një tjetër temë e cekur nga Leka.

"Drejtuesit e Federatës mbajnë përgjegjësi. Unë jam anëtar i komitetit drejtues dhe mbaj përgjegjësi. Elez Gjoza më ka përjashtuar nga Federata, kjo bëhet me anë të votës dhe nga Asambleja, jo për inate personale.

Leka është kampion Europe Master për moshat e rritura në kampionatin e zhvilluar në Poloni, duke treguar edhe impenjimin.

"Është e vështirë, kur jeni familjar duhet më shumë impenjim. Pasioni vlen më shumë", përfundoi Leka.

S.Dh/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI