Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, nuk do të jetë sonte në 'Camp Nou' për të parë El Clasicon kundër Barcelonës. 'Mundo Deportivo' raportoi të mërkurën se presidenti i Real Madridit nuk do të udhëtojë me ekipin dhe klubi i Barcelonës e ka konfirmuar këtë në listën e të ftuarve VIP.

Përfaqësuesi më i lartë i Real Madridit do të jetë Emilio Butragueno, drejtori i Marrëdhënieve Institucionale të klubit, i cili do të jetë në tribunën VIP pavarësisht se fillimisht nuk kishte planifikuar të udhëtonte për në Barcelonë. Nuk do të ketë drekë zyrtare dhe as takim të zyrtarëve të të dyja klubeve.


Lajmi kryesor:

Statistikat/ Sot El Clasico numër 264 mes Barcelonës dhe Real Madridit, katalanasve iu nevojitet një pikë për trofeun! Mungon Mbappe, Flick humbet të atin