Pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD e cila zgjati 3 orë, Enkelejd Alibeaj tha se do të vijojë konsultimet me deputetet demokratë, ndërsa shtoi që do të marrë mendime edhe nga aleatët. I pyetur nëse do të konsultohet me Sali Berishën, ai theksoi se do të flasë vetëm me "anëtarët e Grupit Parlamentar".
Alibeaj gjatë prononcimit të tij për gazetarët këmbënguli se me rëndësi në këto momente është procesi i zgjedhjeve dhe jo emrat e kandidatëve. Kreu i Grupit paralajmëroi se ditën e nesërme grupi do të ketë një tjetër mbledhje.
“Ishte mendimi i të gjithë anëtarëve të grupit parlamentar, 26 kolegëve, të gjitha detajet t’ua bëjmë me dije edhe kolegëve tanë që nuk ishin. Me rëndësi tani për ne nuk janë emrat, por procesi.
Ne do të konsultohemi me të gjithë anëtarët e Grupit parlamentar të PD për të shprehur vullnetin e tyre dhe mendimin. Kjo për efekt të transparencës së këtij procesi. Ne nuk kemi asgjë për të fshehur. Do konsultohemi edhe me aleatët, dëshirat dhe qëndrimet e tyre si edhe me emrat eventuale. Vetëm me në këtë mënyrë proces duhet të eci. Nesër do të ketë një tjetër mbledhje, pas konsultimeve. Secili ka pasur lirinë të flasë jo vetëm për profilin, por edhe për emra konkret. Për respekt të të gjithë kolegëve mos më pyesni për emrat e lakuar. Kemi pasur takim me aleatët, i kemi marrë qëndrimet e tyre, do të takohemi sërish. Nesër paradite do të takohemi.
Nuk marrë garanci nga Balla dhe Rama, vetëm të Grupit parlamentar të PD. E drejta për të propozuar është e opozitës. Hapi i dytë është që mes 4 emrave që përmbushin të gjitha kriteret, detarë kanë të zgjedhin 2. Mbas këtij hapi është ai i treti, mes 2 kandidaturave do të zgjidhen 2, për të shkuar me 1 të vetme të mbështetur nga të gjithë. Kjo si një garanci që nuk është një proces fals, por i mbështetur nga të gjithë shqiptarët.
Jo vetëm që duhen respektuar, por në momentin që ka një shmangie nga këto detyrime të marra nga ata, konsiderohet fyerje, që do të behet edhe publike. Ky është një proces me një palë të tretë, publiku shqiptar.”, u shpreh ai.
Lajmi kryesor: