Gazment Bardhi ka kërkuar ‘armëpushim’ me grupin e Rithemelimit që të diskutojnë për emrat e kandidatëve që do të propozohen në 2 raundet e ardhshme për presidentin e ri. Bardhi tha se duhet të bëhen të gjithë bashkë që kandidatët të jenë produkt i opozitës pas bërë asnjë përjashtim. Deklaratat e Bardhit u bënë në mbledhjen e grupit të PD-së që po drejtohet nga Alibeaj dhe po marrin pjesë më shumë se 23 deputetë që të dakordësohen për emrat që do të propozojnë për kreun e ri të shtetit.
“Të mblidhemi të gjithë deputetët e opozitës bashkë, minimalisht të gjithë deputetët e dalë nga lista e PD. Ky nuk është moment ndasie midis nesh. Nuk shoh që ka diferenca që propozimi për Presidentin e ri i takon opozitës. Duhet një armëpushim mes vetes në PD dhe të eksplorohet çdo mundësi për bashkim në këtë proces. Unë mendoj që për tu bërë bashkë mund të mendohet që grupi që mandatohet nga Grupi Parlamentar për negociata të përfshijë deputetë nga të gjitha palët. Kandidatët tonë duhet të jenë produkt i të gjithë deputetëve të opozitës, pa asnjë përjashtim.
Kjo duhet të tentohet pa ndërprerje dhe në çdo mënyrë. Unë e kuptoj që ftesa për mbledhje i është bërë të gjithë deputetëve të PD, përfshirë kolegët e Komisionit të Rithemelimit, dhe ka qenë zgjedhja e tyre që të mos marrin pjesë. Mirëpo ne nuk duhet të reshtim që të eksplorojmë çdo mundësi që edhe propozimet e tyre për kandidatë të përfshihen. Nga ana tjetër, pa garanci që propozimet tona do merren në konsideratë, unë nuk mendoj që ne duhet të ecim me emra. Ose nëse grupi vendos që duhet të propozojmë, atëherë kjo nuk duhet të vijohet pa fund. Unë nuk kam emër dhe nuk propozoj emër”, tha Bardhi.
Lajmi kryesor:
Presidenti i ri/ Nga Leka Zogu, Halim Kosova te Dashamir Shehi, lista me 8 emrat e PD! Alibeaj: Nëse PS s'pranon një prej kandidaturave të opozitës tërhiqemi nga procesi
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
56.4%
-
Jo
41.1%
-
Nuk e di
2.5%
Vota total: 5605
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet në ‘Studio Live’/ Dash Sula: Të kihet kujdes me listat e deputetëve, që PD të mos bjerë sërish në krizë! Sulo: Rama po eliminon zërat kundër në parti
10 Janar, 19:30
-
Ylli Pata: Misteri i negociatave të fshehta të Sali Berishës me mazhorancën
10 Janar, 19:16
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Tabaku: Qeveria gënjen, si e sajoi propaganda e saj uljen e çmimit të energjisë me 1 lek, ja 3 masat që propozojmë!
10 Janar, 15:19
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, Berisha: Do votojmë çdo ndryshim! Jemi në negociata
10 Janar, 13:48
-
Akuzoi Majkon se ra në përgjimet e SHISH për pazare elektorale, SPAK nxjerr blof Berishën: Asnjë hetim për deputetin socialist
10 Janar, 13:26
-
Zef Brozi: A po e mbron SPAK Sali Berishën për Aktin Terrorist Shtetëror të 21 Janarit 2011?
10 Janar, 07:43
-
‘Frontline’/ Hoxha: PD në negociata me partitë e reja për t’u bashkuar në një front opozitar! Leka: Berisha po përgatit piramidën e alibive për humbjen
9 Janar, 22:34
-
Spahiu: Votuesit e PD dhe PS nuk ndikohen nga akuzat që SPAK bën për liderët e tyre politikë
9 Janar, 22:21
-
‘Frontline’/ Elezi: Berisha patericë e Ramës, të dy sulmojnë SPAK! Kulluri: Prokuroria e Posaçme po kthen besimin te institucionet
9 Janar, 21:55
-
Majko paralajmëron përballje të fortë elektorale me kreun e PD, ish-kryeministri: Arsyet përse Berisha më sulmon
9 Janar, 20:51