Presidenti i ri, Beqiri në 'Repolitix': Opozita nuk është serioze në negociata! Çaça: Test për vullnetin e PS

TIRANË- Opozita dhe maxhoranca kanë arritur dakordësinë për zgjedhjen e presidentit të ri, por anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Përparim Çaça thotë në Report Tv se ky është test për të parë vullnetin e Partisë Socialiste në këtë proces. I ftuar në emisionin ‘Repolitix’ të gazetarit Denis Minga, Çaça thotë se kandidatura e Dashamir Shehit për president është e rrëzuar.

“Do jetë një test i mirë për të parë edhe vullnetin që ka maxhoranca në këtë proces. Sot pamë që ekziston një tentativë për ta provuar nëse do kemi një marrëveshje mes palëve në lidhje me një kandidaturë. Mundësi për ta provuar nëse është një blof. Është hedhur për tu djegur, ka një problem, duhet të shohim njëherë retorike atë çfarë ka ndodhur. Nëse marrim retorikën e Ramës në lidhje me Shehin, folklorik komik, era rakisë, që në gjenezë ky emër ka rënë”, tha Çaça.

Deputeti socialist Lavdrim Krashi thotë se është fakti që ka një emër është gjë e mirë, por mbetet për t’u parë a do bashkohen grupet opozitare, pasi Dashamir Shehi nuk është i propozuar vetëm nga Aleanca për Ndryshim e Fatmir Mediut.  

“Nuk ishin gati që herën e parë të dalin me një emër, nga pikëpamja vizuale është mirë që kemi kandidat. Mbetet për tu parë nëse do bashkohen, se është një pjesë e opozitës”, tha Krashi.  

Avokati Idajet Beqiri thotë se opozita nuk është serioze në negociatat për presidentin, pasi sipas tij duhet të kishin me një kandidaturë që në raundin e parë. Edhe avokati Beqiri nuk e mbështet kandidaturën e Shehit për president.

“Nuk shikoj seriozit tek opozita për këtë proces, që do e lartësonte opozitën, do ndikonte në lartësimin e saj, do ndikonte në bashkimin. Ky proces e nxirrte, që në raundin e parë opozita duhet ti vinte me emra konkrete maxhorancës që të vihej maxhoranca me shpatulla pas murit. E para duhet të shihte ca do populli, e do grua. E dyta do thoshte opozita do ta gjejmë që të mos ketë lidhje me problemet politike. Në rast se opozita do i çojë kandidaturën e Shehit, si president republike, ka pi raki koçi vare dhe del pas tre ditësh, është e dehur akoma. ”, tha Beqiri.

Ditën e sotme palët arritën dakordësinë, ku ranë dakord që të opozita të japë emër për president në 2 raundet e ardhshme, ndërsa nëse do jetë e nevojshme do të ketë të drejtë edhe PS të japë emra në raund të katërt dhe të pestë.

Tashmë opozitës do t’i duhet të ulet brenda vetvetes dhe të shprehë brenda ditës së diel kandidaturat për emrin e kreut të shtetit. Dakordësia e arritur sot është kundërshtuar nga Komisioni i Rithemelimti të Berishës. Luçiano Boçi, i cili sipas 'Rithemelimit' është mandatuar për negociatat për presidentin me opozitën, i konsideron false bisedimet mes Partisë Socialiste dhe Enkelejd Alibeajt. Sipas tij Balla dhe Alibeaj procesi është një tallje.

SI.E./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë