Presidenti i Tunizisë shpalli
gjendjen e jashtëzakonshme
Presidenti i Tunizisë El-Baxhi Kaid es-Sibsi, theksoi se shteti mund të rrëzohet nëse ripërsëritet një sulm terrorist si ai i javës së kaluar në qytetin Susa, raporton Anadolu Agency (AA). Sibsi në një fjalim drejtuar popullit njoftoi se ka shpallur 30 ditë gjendje të jashtëzakonshme në vend.
Presidenti i Tunizisë El-Baxhi Kaid es-Sibsi, theksoi se shteti mund të rrëzohet nëse ripërsëritet një sulm terrorist si ai i javës së kaluar në qytetin Susa, raporton Anadolu Agency (AA).
Sibsi në një fjalim drejtuar popullit njoftoi se ka shpallur 30 ditë gjendje të jashtëzakonshme në vend.
Sibsi i cili ka shprehur se vendimin në fjalë e ka marrë pas konsultimeve në takimin e kryer me Kryetarin e Parlamentit Muhammed en-Nasır dhe Kryeministrin Habib es-Sajd. Ai ka theksuar se "Nëse do të ripërsëriten ngjarjet e ndodhura javën e kaluar në Susa, shteti mund të rrëzohet".
Sibsi i cili ka shprehur më tej se "Terrorozmi, synon të dobësojë e sistemin shtetëror dhe institucionet e tij, të bllokojë liritë dhe të sulmojë vlerat e shoqërisë" ka tërhequr vëmendjen se nëse do të vazhdojnë kërcënëmet dhe situatat e jashtëzakonshme të ndodhura në vend do të duhet të marren masa të veçanta.
Sibsi duke vënë në dukje se duhet një bashkëpunim ndërkombëtare për të luftuar terrorizmin ka theksuar se ngjarjet e dhunshme të përjetuara në Libi ndikojnë negativiesht edhe në Tunizi.
Sibsi gjithashtu ka shprehur pa dhënë detaje se në Libi ka patur ndërhyrje të disa vendeve ai ka theksuar:
"Libia ka kufij të gjatë të cilë zgjaten nga Çadi në Nigeri, Mali, Algjeria, Sudani, Egjipti dhe Tunizia. Ne kemi një dialog të përbashkët me Libinë. Kjo ndonjëherë e bën që kufiri jonë të jetë nganjëherë gjysmë-mbyllur e nganjëherë gjysmë i hapur. Nga këtu armët dhe terrorizmi hyjnë në vendin tonë".
Në sulmin e nëdrmarrë me 26 qershor në qytetin Susa të Tunizisë humbën jetën 38 persona si dhe ishin plagosur 39 të tjerë. Sulmi, i cili shkaktoi indinjatë të madhe në komunitetin ndërkombëtar u mor përsipër nga organizata terroriste DAESH.
Sipas Nenit 80 të Kushtetutës së Tunizisë në qoftë se krijohen situata që kërcënojnë sigurinë e vendit dhe pavarësinë kombëtare, kushtetuta i njeh autoritet presidentit që të marrë masa dhe vendime të jashtëzakonshme duke u konsultuar me Kryeministrin dhe Kryetarin e Parlamentit.
Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?
-
Po
47%
-
Jo
48.9%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 9201
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Visar Zhiti: 470 vjet Meshar dhe një lutje presidentit
5 Janar, 22:49
-
VIDEO/ Roma fiton 2-0 derbin kundër Lazios, futbollistët përleshen në 'Olimpico'
5 Janar, 22:40
-
Terri në gjysmën e vendit për 1 orë, zëvendësi i Ilir Metës ja vë fajin dy TEC-eve lundruese që erdhën nga SHBA
5 Janar, 22:39
-
Blinken vizitë në Korenë e Jugut, në mes të krizës politike në vendin aleat
5 Janar, 22:10
-
Fier/ Plagosje me armë zjarri te 'Kryqëzimi i Zogut të Zi', policia në ndjekje të autorit
5 Janar, 21:54
-
Trofeu i Superkupës diskutohet me Milanin, Inzaghi: Të mësojmë nga gabimet e derbit të fundit
5 Janar, 21:34
-
Zbulohet ditari i panjohur i Gjergj Dimitrovit: Jugosllavët kanë frikë se Stalini po ua heq Shqipërinë nga duart
5 Janar, 21:27
-
Si u rekrutua kompania maqedonase për ushtrinë mercenare ruse Wagner
5 Janar, 21:06
-
Serbia shqyrton mundësi për furnizimet me naftë e gaz pas sanksioneve të supozuara amerikane
5 Janar, 20:37
-
VIDEO/ Çudira nga Portugalia, fusha vijëzohet me qumësht! Ndeshja nis me 15 minuta vonesë
5 Janar, 20:36
-
VIDEO/ Gol 'in-extremis', PSG mposht 1-0 Monacon dhe fiton Superkupën e Francës
5 Janar, 20:02
-
Austria, drejt bisedimeve për koalicion të udhëhequra nga partia e ekstremit të djathtë
5 Janar, 20:00