Presidenti i UEFA-s flet për finalen e Conference League: 'Gjenitë' donin stadium më të madh! Mourinho ishte i prekur

Presidenti i UEFA-s flet për finalen e Conference League: 'Gjenitë' donin stadium më të madh! Mourinho ishte i prekur

Aleksandër Ceferin

Presidenti i UEFA, Aleksandër Ceferin ka folur për finalen e Conference League në Tiranë, ku u përballën Roma dhe Feyenoord duke thënë se pati nënvlerësim nga tifozët.

Në një intervistë për Gazzetta Dello Sport, foli me ironi për ata që i konsideron ‘gjeni’ dhe kërkonin stadium më të madh se ‘Air Albania’.

“Disa ‘gjeni’ thanë: ‘Kjo kupë është e kotë!’. Kur u pa se Roma dhe Feyenoord ishin në finalen e Europa League, të njëjtët ‘gjeni’ protestuan sepse finalja ishte në një stadium të vogël… Një gjeni i vërtetë, José Mourinho, ishte i prekur” – tha Ceferin.

Ndër të tjera foli edhe për Superligën duke thënë se askush nuk do të marrë pjesë.

“Nuk ka Asnjë dialog me Agnellin. E takova Perezin dhe respektova protokollin. Nuk mund të pres që UEFA të jetë prona ime. Në finalen e Parisit ishim afër, e urova, por kaq. Sido që të jetë vendimi i Gjykatës, asgjë nuk ndryshon: projekti ka vdekur sepse askush nuk dëshiron të marrë pjesë”, tha Ceferin.

Sa i përket përket eliminimit të Italisë nga Botërori, Ceferin tha: “Futbolli evropian është më i balancuar. Lëndime, gabime dhe je jashtë. Kualifikimi është i vështirë: Italia ka gjuajtur pesëdhjetë herë, Maqedonia e Veriut një. Do të kthehen së shpejti”.

A.M./S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me nismën e PS për të zbuluar politikanët bashkëpunëtorë të ish-sigurimit?



×

Lajmi i fundit

Po transportonte emigrantë të jashtëligjshëm, arrestohet 21-vjeçari në Korçë! U kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së (EMRI)

Po transportonte emigrantë të jashtëligjshëm, arrestohet 21-vjeçari në Korçë! U kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së (EMRI)