Portugezi Jose Mourinho është përfolur lidhur me atë çfarë do të ishte një rikthim i bujshëm i tij në skuadrën angleze të Manchester United..
Mail Sport shkruan se burime pranë menaxherit portugez i cili u shkarkua nga Roma në fillim të këtij muaji, bëjnë me dije se ai ndjehet se nuk e ka përfunduar punën e tij në Old Trafford nga ku u largua në dhjetor 2018.
Thuhet gjithashtu se Mourinho dëshiron të punojë me regjimin e ri në United me Sir Jim Ratcliffe dhe INEOS që marrin përsëipër operacionet e futbollit si pjesë e investimit prej 25 për qind të miliarderit në klub.
Mourinho mori drejtimin e United në vitin 2016 pas largimit të Louis van Gaal.
Ai arriti të fitonte Europa League dhe Carabao Cup në sezonin e tij të parë dhe e ndoqi atë me një përfundim në vendin e dytë në Premier League vitin e ardhshëm, megjithëse ata përfunduan 19 pikë larg Manchester Cityt.