Debat i ashpër para shkarkimit, Mourinho me fjalë të rënda për presidentin! Trajneri u përplas edhe me lojtarët

Debat i ashpër para shkarkimit, Mourinho me fjalë të rënda për presidentin! Trajneri u përplas edhe me lojtarët

Jose Mourinho

Gjendja në 'Trigoria' ishte e tensionuar që kur skuadra doli e mundur në derbin me Lazion, kur disa lojtarë thuhet se iu afruan zëvendëspresidentit të Romës, Ryan Friedkin, i cili është shpesh i pranishëm në terrenet stërvitore të klubit dhe iu ankuan për mënyrën se si ata po vendoseshin nga Mourinho në fushë.

Sipas Corriere dello Sport, tensioni brenda dhomës së zhveshjes së Romës mund të lidhet me Chris Smalling. Mbrojtësi, duke luftuar me problemet e gjurit kishte debatuar tashmë me Mourinhon në tetor, duke kulmuar në një marrëdhënie të prishur, gjë që e pengoi qendërmbrojtësin veteran të kthehej në fushë. Trajtimi i lëndimit të Smalling është mbuluar me mister, me Mourinhon që së fundi deklaroi se "Smalling më shkatërroi sezonin".

Smalling nuk ishte i vetmi që u përplas me ish-teknikun e Romës. Kapiteni Lorenzo Pellegrini ka ngjallur pakënaqësinë e Mourinhos për shkak të një ndryshimi qëndrimi së fundmi, pavarësisht se si alibi kishte probleme konkrete që lidhen me dëmtimet.

Rick Karsdorp, i përjashtuar përkohësisht që në nëntor 2022 pas ndeshjes kundër Sassuolos, përjetoi një tjetër moment tensioni menjëherë pas derbit. Për më tepër, Leonardo Spinazzola nuk ishte i lumtur të kritikohej publikisht nga Mourinho për një paraqitje të dobët kundër Bolonjës.

Lista e tensioneve vazhdon me Renato Sanches, i cili u zëvendësua pas vetëm 18 minutash në 'Dall'Ara' dhe u ndëshkua për sjellje joprofesionale. Vështirësitë e Mourinhos në dhomën e zhveshjes duket se kanë qenë një nga elementët kryesorë që kontribuan në shkarkimin e tij.

Shkarkimi / Një takim mëngjesi dje në 'Trigoria' dhe një mesazh: “Ejani në zyrën time”. Dan Friedkin, president i Romës mendoi për zgjidhjen e krizës gjatë gjithë natës, më pas vendosi se loja kishte mbaruar. Ai kishte zbarkuar qëllimisht në Romë, të hënën në mbrëmje, i bindur për të ecur përpara dhe nuk humbi kohë, duke i komunikuar shkarkimin Jose Mourinhos pak pas orës 8 të mëngjesit në prani të djalit të tij Ryan, i cili kishte kërkuar me ngulm ndryshimin.

Trajneri portugez nuk e mori aspak mirë dhe tha fjalë të rënda në anglisht, tipike për ndarjet e turbullta. Presidenti e qortoi Mourinhon për disa mangësi, ndërsa Mourinho u përgjigj në të njëjtën mënyrë, duke i kujtuar një sërë premtimesh të pambajtura. Këto janë ato që mediet në Itali tregojnë për klimën te Roma dhe shkarkimin e trajnerit. Në vendin e tij Roma uli në stol Daniele De Rossin.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr