Meta mbledh për herë të dytë 'online' Këshillin e Sigurisë Kombëtare për COVID-19
Foto nga mbledhja e kaluar e Këshillit të Sigurisë Kombëtare online
TIRANË- Për të dytën herë radhazi, brenda një kohe të shkurtër që pas konfirmimit të rastit për parë me COVID-19 në Shqipërisë, do të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare. Burime për Report Tv konfirmojnë se presidenti Ilir Meta ka thirrur nesër mbledhjen, e cila referuar të kaluar, do të zhvillohet online, por nuk është përcaktuar ende ora, por mendohet që do të zhvillohet pasdite. Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka konfirmuar pjesëmarrjen.
Mbledhja e kaluar e zhvilluar pikërisht në kohë koronavirusi, u zhvillua më 25 mars ku morën pjesë presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, kryeopozitari Lulzim Basha, Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe ministrat Sandër Lleshaj, Etilda Gjonaj, Olta Xhacka, Arben Ahmetaj, Anila Denaj, Ogerta Manastirliu.
Kjo mbledhje vjen në një kohë kur Shqipëria ka konfirmuar 475 raste me COVID-19 dhe 24 viktima dhe 248 të shëruara, me një trend ditor që ka rënë në zbritje, e për pasojë qeveria ka paralajmëruar masa lehtësuese. Nga ana tjetër, opozita me në krye Lulzim Bashën këmbëngul se po kryhen shumë pak testime dhe po fshihet e vërteta e të infektuarve. Gjithashtu, kjo mbledhje vjen një ditë para se të mblidhet parlamenti, (16 prill) për herë të parë në kohë koronavirusi.
Në mbledhjen e kaluar të Këshillit të Sigurisë Kombëtare morën pjesë:
Presidenti Ilir Meta
Kryeministri Edi Rama
Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi
Ministri i Brendshëm Sander Lleshaj
Ministri i Drejtësisë Etilda Gjonaj
Ministri i Mbrojtjes Olta Xhacka
Ministri i Shtetit për Rindërtimin Arben Ahmetaj
Ministri i Financave Anila Denaj
Ministri i Shëndetësisë Ogerta Manastirliu
Kryetari i opozitës Lulzim Basha
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?
-
Po
74%
-
Jo
22.9%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 681
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mero Baze: Si politikanët shqiptarë po ia lehtësojnë punën SPAK me gënjeshtrat e tyre
7 Janar, 21:52
-
Debati në ‘Repolitix’, Valteri: Ilir Meta një palaço, më i korruptuari dhe i përfshirë në vrasje! Petraj: Rrezikon edhe Partia e Lirisë, mosdeklarim i parave për lobimin
7 Janar, 21:47
-
Ylli Pata: Arsyeja e sherrit fatal brenda opozitës
7 Janar, 20:13
-
SPAK, sfida tjetër me lavanderinë politike të mëkateve
7 Janar, 18:46
-
Debati në ‘Studio Live’, Elezi: I turpshëm sulmi Berisha-Meta ndaj Drejtësisë! Basha: Puna e SPAK me pikëpyetje! Bala: Deklaratat e Metës absurde, i dha mesazh dhe Kryemadhit!
7 Janar, 18:12
-
Frrok Çupi: Ilir Meta mbeti jetim
7 Janar, 16:17
-
'Berisha bëri ballkonin foltore politike', Mentor Kikia: Të njëjtën gjë po bën me paraqitjen në SPAK! Gjuha ndaj prokurorëve 'autogol'
7 Janar, 13:58
-
Ilir Meta dëshmon mbi 2 orë për lobimin e SHBA-së! Nga 313-ta në SPAK përmes tunelit! Avokati: Ishte bashkëpunues, e sqarues
7 Janar, 10:50
-
Jakin Marena: Berisha ‘përgjërohet’ në SPAK për ‘arrest’, Meta i ‘rehatuar’ në qeli
6 Janar, 21:14
-
Afera CEZ-DIA dhe lobimi në SHBA/ SPAK merr nesër në pyetje Ilir Metën! Kryemadhi, nëna dhe mikja e saj Ema Çoku mbyllin gojën para prokurorëve
6 Janar, 14:22
-
Kinë/ Shqetësim për virusin e ri misterioz, spitalet mbushen plot
3 Janar, 22:34
-
Ylli Pata: 2024, viti i rënies së Ilir Metës
31 Dhjetor 2024, 18:57
Show i IM per te certifikuar meritat e vete e opozites, gjoja per kontributin ne menaxhimin e kesaj situate. Popullit si mbetet tjeter, vecse te shikoj si shperndahen ne menyre institucionale gazrat nga ky Keshille!
PërgjigjuKeta pushtetare e ish pushtetare do ti bejne sherbimin me te mire popullit e vendit duke dorezuar pasurine qe kane grabitur dhe vazhdojne te grabisin dhe jo me keto shows panegjerike.
PërgjigjuPo a e ka dorezuar mandatin Lulzim Basha pse te quhet ende kryetar i opozites.N.q.s keto jane lojra te qeverise per ti njohur si opozite arrogantet e pd,mendoj se ps do ta pesoje me keq se pd.Me vjen keq se po zhgenjehemi.Te gjithe hajdutet e kriminelet po jetojne si pashallare.
PërgjigjuDuhet me shum se ka familje qe nuk punojn askund dhe ato duhen ndihmuar,siq jam dhe un nje nder ato qe lartpermenda jam vet I kater TI ne shtepi nuk punoj as un e as bashkeshortja dhe kemi dy femij teevegjel!!
Përgjigjunga keta mos prit edhe po ste pelqeu ketu se pahuajm keq e ska te ardhme nisu kund mos u ngrof ne diell.