Lufta me COVID-19 vijon, Kuvendi hap dyert për deputetët! Seancë plenare më 16 prill

Lufta me COVID-19 vijon, Kuvendi hap dyert për deputetët! Seancë plenare më 16 prill

Kuvendi do të zhvillojë më datë 16 prill seancën e parë plenare në sallë që nga fillimi i luftës me COVID-19. Sipas burimeve të Report TV, seanca nuk do të zhvillohet online, por në sallë me prezencë të deputetëve.

Kuvendi do të mblidhet të enjten tjetër për të  miratuar aktet normative të qeverise për COVID-19.

Seanca është parashikuar të mblidhet në sallën plenare të zakonshme, duke reduktuar stafin mbështetës dhe për të ruajtur distancimin me njëri-tjetrin në vendin e lozhat dhe plateja e sipërme që përdorej për median dhe publikun, do të përdoret për t'u ulur deputetët. Pra mediat nuk do të jenë të pranishme.

Detajet e sigurisë dhe masave që do të merren për zhvillimin e seancës plenare do të vendosen të premten më 10 prill në Konferencën e Kryetareve.

Pjesë akteve normative për  t'u kaluar në Kuvend do të jetë dhe ai i vendosjes së gjobave kundër shkelësve në situatën e koronavirusit që u miratua në 15 mars dhe  ka afat 45 ditë për të kaluar në votim.

Madje qeveria ashpërsoi këto masa duke rritur ndëshkimet nga gjobë në burg do të ndryshojë Kodin Penal, por edhe Kodin Rrugor për të përcaktuar heqjen e lejes së drejtimit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë