Presidenti imunitet si deputetët, arrestimi nga SPAK në dorën e Kuvendit, ja si i ndryshojnë pozitat 

Presidenti i Shqipërisë do të 'vishet' me imunitetin e deputetit, ku pur rrjedhojë një arrestim i mundshëm kalon në duart e Kuvendit.

Kështu parashikon, përpos të tjerave, drafti i përgatitur nga deputetët e mazhorancës për rregullimin e veprimtarisë së Presidentit, kufijtë e kompetencave dhe bashkëveprimin me institucionet e tjera.

Drafti që së shpejti do të shkojë për shqyrtim dhe miratim në Kuvend, përcakton për herë të parë imunitetin e kreut të shtetit, duke e barazuar me një deputet sa i takon mbrojtjes nga arrestimi gjatë ushtrimit të detyrës.

"Presidenti i Republikës gëzon imunitetin e deputetit. Procedurat e imunitetit për Presidentin e Republikës zbatohen nga Kuvendi, sipas të njejtave rregulla dhe garanci që janë në fuqi për deputetin", parashikon drafti në pikën 3 të nenit 3.

Po si ndryshojnë pozitat e Presidentit nëse Kuvendi do të miratojë draftin? Ndryshimi rregullon raportin e Presidentit me drejtësinë dhe konkretisht me SPAK. Nëse drafti kthehet në ligj, SPAK mund të arrestojë Presidentin pa autorizim kur kapet në kryerje e sipër ose menjëherë pas kryerjes së një krimi të rëndë.

Në këtë rast, kreu i SPAK duhet të njoftojë menjëherë Kuvendin, i cili, kur konstaton se nuk ka vend për procedim, vendos për heqjen e masës, në të kundërt, konfirmon arrestimin. Ndërkaq, në rastin e procedimeve penale të zakonshme, pra kur nuk kemi të bëjmë me kapje në flagrancë, Presidenti nuk mund të arrestohet ose t’i hiqet liria në çfarëdo lloj forme apo ndaj tij të ushtrohet kontroll personal ose i banesës, pa autorizimin e Kuvendit.

Imuniteti i deputetit, i cili sipas draftit do të jetë i njëjtë edhe për Presidentin, parashikohet në nenin 73 të Kushtetutës dhe detajohet në Rregulloren e Kuvendit.

Ndërkaq, imuniteti i Presidentit parashikohet në nenin 90 të Kushtetutës. Ky nen nuk flet për rastet e arrestimit të Presidentit, por vetëm për procrdurên e shkarkimit.

"Presidenti i Republikës nuk ka përgjegjësi për aktet e kryera në ushtrim të detyrës së tij.

Presidenti i Republikës mund të shkarkohet për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe për kryerjen e një krimi të rëndë.

Propozimi për shkarkimin e Presidentit në këto raste mund të bëhet nga jo më pak se një e katërta e anëtarëve të Kuvendit dhe duhet të mbështetet nga jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij.

Vendimi i Kuvendit i dërgohet Gjykatës Kushtetuese, e cila, kur vërteton fajësinë e Presidentit të Republikës, deklaron shkarkimin e tij nga detyra", parashikon neni 90 i Kushtetutës.

Nga ana tjetër, në draftin për Presidencën nuk është përcaktuar nëse vendimi i Kuvendit për autorizimin ose jo të SPAK për arrestimin e Presidentit, shkon për konfirmim në Gjykatën Kushtetuese.

Kushtetuta parashikon se Presidenti nuk ka përgjegjësi për aktet e kryera në ushtrim të detyrës së tij.

Edhe për deputetin, Kushtetuta parashikon se nuk mban përgjegjësi për mendimet e shprehura në Kuvend dhe votat e tij. Por, kjo dispozitë nuk zbatohet në rastin e shpifjes, që do të thotë se si deputetët, tashmë edhe Presideti, mbajnë përgjegjësi për shpifjet që artikulojnë.

Ndërkaq, drafti adreson të gjitha përplasjet mes qeverisë dhe Kuvendit nga njëra anë dhe Presidentit Ilir Meta nga ana tjetër, gjatë tre viteve të fundit.

Drafti për Presidencën i vendos afate kohore dhe i heq çdo mundësi bllokade kreut të shtetit për çështjet e dekretimit dhe betimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, dekretimit të ministrave si dhe nuk i lë asnjë shteg për të mos shpallur datën e zgjedhjeve, anuluar dhe caktuar një datë tjetër zgjedhjesh, siç ndodhi me zgjedhjet e 30 qershorit 2019.

Drafti qartëson përfundimisht kompetancat e Presidentit dhe rrathanat kur mund të shpërndajë Kuvendin dhe të shpallë luftë, nisur nga kërcënimet e vazhdueshme të kreut të shtetit se do shpërndajë Parlamentin dhe se është komandant i ushtrisë, kur në fakt është vetëm në rast lufte.

Drafti adreson edhe skandalet e Presidentit me dhënien e shtetësisë shqiptare të veçantë dhe në shmangie të ligjit 419 personave, në emër të intetesit kombëtar, kur nga një invrstigim i Shqiptarja.com, rezultoi se Presidenti kishte abuzuar me ligjin, pasi 90 % të emrave, jo vetëm që nuk ishin personalitete, por mes tyre kishte njerëz të dënuar për vrasje dhe korrupsion. Nisma 'disiplinon' edhe procesin e dhënis së dekoratave pa kriter si dhe qartëson të gjitha kompetencat e kreut të shtetit të parashikuara në Kushtetutë dhe ligje.

Ligji për Presidencën, imuniteti i kreut të shtetit

 Imuniteti i kreut të shtetit sipas Kushtetutës

 Imuniteti i deputetit sipas Kushtetutës 
 

E.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Thuthuqi: 08/11/2020 06:26

    Posht kriminel Sal Ram Shiqere Birisha dhe hajdut Ilir Florini! Rrnofte zoti Edi Rama!

    Përgjigju
  • populli: 08/11/2020 05:54

    hiqeni fare kete hajdute akoma me kete qe nuke la mermer e flori ne kembe

    Përgjigju
  • Iris: 08/11/2020 02:51

    Ky ligji qe thote se SPAKU mund ta arrestoje vetem ne flagrance,gjate dhe menjehere pas aktit kriminal qenka bere per Moniken.Sepse vetem ajo mund ta kape ne akt (ndoshta ne tradheti krevati)dhe te lajmeroi SPAKUN.Sa e kane vrare mendjen kur e kane ideuar kete projektligj?!

    Përgjigju
  • Ceco me bixhak: 07/11/2020 20:38

    Meta duhet rjepur i gjalle me bixhak e ti hidhet kripe ne trup

    Përgjigju
  • KONJAKU METILIK: 07/11/2020 17:40

    O AKREP O EMIGRANT O KONJAK PO HIK MOR KASTRAVEC E KOMENTO NË KOSOV O LOQEVAR SE TI SKE SI DISKUTON PËR SHQIPRIN SE TI SE KE PA NDONJËHER SHQIPRIN.

    Përgjigju
    • Une: 07/11/2020 23:51

      Qe ke inat me Meten mire ben! Po me emirgrentet çfare ke mer rrot k... ! Vetem ne Shqiperi ndodh, transporton emigrante me shume se cdo vend tjeter, nuk ka emigrante te ardhur ose te prese emigrante pothuajse fare. E megjithate fjalen emigrant perdoret me perçmim. Kara komplet

  • Akrepi: 07/11/2020 15:24

    Presidence , nuk do te thot Ilir Meta , dhe Ilir Meta nuk do te thote Presidence . Presidenca eshte institucioni me i larte i shtetit , si rrjedhim , duhet te gezoje ato kopetenca qe kane lidhie direkt me shtetin . Por institucioni , pa institucionarin , nukse ka asnje kuptim ; prandaj keto kopetenca i gezon Presidenti . Nese presidenti nuk gezon asnje kopetence te fundme ,( te rendesishme dhe pa prapashtesa ) , dotethot se ; presidenti eshte nje figure fare e pa rendesishme , dhe pa asnje vlere shteterore . Atehere c'far nevoitet ky institucionar i lart , pa te drejten e asnje vendim- marrie te rendesishme shteterore ?. Sa per institucione figurative ideologjike , kemi Kishat , Xhamite , Teqete , e c'far na duhet edhe nje presidence ,; ne paskemi shpikur edhe nje fe tjeter , te paisur me udherefiesin fetar --"kushtetute" -- . Nese eshte e nevojshme presidenca --si garantues i ligjeve (kushtetutes ) dhe sherbimeve qe i takojne shtetit ndaj popullit , , garantoni detyrat e presidentit me kushtetut , dhe mos u merrni me lojera politike . Ne te kundert , nese keto institucione jane te pa nevojshme , c'far i nevoiten popullit institucione dhe intitucionar parazitar ?.

    Përgjigju
  • Hingklateri: 07/11/2020 14:44

    Shkerdhate presilesh!

    Përgjigju
  • O tej: 07/11/2020 14:36

    Ilirmuti hajduti

    Përgjigju
  • Qytetari: 07/11/2020 13:08

    SPAK ESHTE ORGANIZIMI POLITIK I ED RAMES DHE MUND TE VEPROJE VETEM PER ARRESTIMIN E KUNDERSHTARVE TE ED RAMES SPAK NUK ESHTE PER POPULL QE PAGUHEN NGA TAKSAT E POPULLIT KUSHDO MUND TA PROVOJE PER NDONJE DENANCIM JO POLITIK KURREN E KURRES NUK MERRNI PERGJIGJA NGA SPAK

    Përgjigju
  • Fshati: 07/11/2020 12:55

    Edi Rama dhe Lulzim Basha kane rene dakort per kete ligj se qe te dy mendojne se do te jene kryeminister i ardheshem ne Shqiperi. Dhe do te jene te vetem te plotfuqishem.

    Përgjigju
  • Ppsh: 07/11/2020 12:46

    Nqs spak qendron ne shqiperi do kete fatin e prokurorit nushi qe i dhemb barku kur do ngreje akuzat Nqs spak qendron jashte ashtu si gjykata e posacme e kosoves keta do kene te njejtin fat si ata te kosoves

    Përgjigju
  • sapa: 07/11/2020 12:44

    E kam te veshtire ta besoj nje parralle te tille se ne vendin e krimineleve,hajduteve dhe te korruptuarve shqiperi,te arrestohet njeri prej tyre!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Meta në burg, ‘mobilizon’ partinë më 6 dhjetor në protestë para SPAK! Letër PL: Të ngrihemi kundër narkodrejtësisë

Meta në burg, ‘mobilizon’ partinë më 6 dhjetor në protestë para SPAK! Letër PL: Të ngrihemi kundër narkodrejtësisë