Presidenti, kusht për BE?

Presidenti, kusht për BE?
Në fakt për temën më ngacmoi kolegu Çani, i cili na e bëri këtë pyetje ne, “Bandës së kryeredatorëve” siç thotë ai, nën kontekstin që Edi Rama ka mashtruar kur ka thënë se zgjedhja e presidentit konsensual është kusht për integrimit. Çani i do përgjigjet vetëm me po ose një jo.

Dhe pyetja e tij i ka të dyja brenda, pra, presidenti edhe është, edhe nuk është kusht për integrimin. Menjëherë sa dola nga emisioni, iu drejtova një emaili që zëdhënësi i komisionerit Fyle, Peter Stano, më kish dërguar dy ditë përpara zgjedhjes së presidentit, duke cituar atë që kishte thënë komisioneri: “Po ndjek ngjarjet në Shqipëri dhe zgjedhjet presidenciale nga shumë afër. E di rëndësinë e kësaj zgjedhjeve dhe di se çfarë ka ndodhur apo nuk ka ndodhur gjithë këtë kohë. Ajo që kam thënë në Tiranë (pra çfarë ka thënë Fyle në Tiranë në 3 maj) është se nëse nuk do të ketë një marrveshje përfundimtare për paketën politike të nëntorit para 24 majit, atëherë në vend që të bëhen pjesë e zgjidhjes ata mund të kthehen në pjesë të problemit. Eshtë përgjegjësi e partive politike në Shqipëri, e maxhorancës dhe opozitës për të ndaluar që kjo çështje të bëhet pjesë e problemit”.

Gjithmonë ka dy mënyra sesi lexohen deklaratat e ndërkombëtarëve. Me pak fjalë, unë kuptoj se Brukseli ka udhëzuar liderët shqiptarë që me çështjen e presidentit, të bëhen pjesë e zgjidhjes dhe jo e problemit. Tani, pasi nuk u zgjodh një president konsensual, kemi një zgjidhje, apo një problem? Sepse zgjedhja e presidentit në mënyrë konsensuale, do të hapte rrugën për një konsensus të gjerë të reformës parlamentare, zgjedhore dhe imunitetit, të kërkuara nga BE për marrjen e statusit të vendit kandidat në tetor 2012, krahas 12 kritereve të tjera të përcaktuara në detyrat e shtëpisë së Shqipërisë.
Shqipërisë nuk do t’i ikin shancet pse zgjodhi një president jokonsensual, por do ti ikin shancet sepse nuk bëri reformat e kërkuara. Koha punon kundër faktorëve politikë në Shqipëri. Prej ditësh është harruar çështja e reformave. Dhe për të politikanët do të kujtohen në shtator. Dhe si një skenar i përsëritur, në javën e fundit të shtatorit, maxhoranca do i kërkojë opozitës të ulet në tryezë për një javë për të përfunduar reformën. Opozita nuk do ta pranojë dot këtë gjë, siç ka ndodhur gjithmonë, duke e deklaruar humbjen e besimit. Nëse nuk e marrim statusin e vendit kandidat, Berisha do të fajësojë Edi Ramën se ai me bojkotin e tij ndaj reformave bllokoi integrimin. E nëse e fiton statusin, do të deklarojë se Evropa as nuk do ta “shohë” një lider si Edi Rama. Në të dy rastet, deklaratat janë gati mbi tavolinë. Presidenti s’kish asnjë faj, por procesi po.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD/ Ish-kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia konfrontohet fizikisht me Policinë

Protesta e PD/ Ish-kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia konfrontohet fizikisht me Policinë