Presidenti libanez Joseph Aoun deklaroi se Iranit nuk duhet t'i lejohet të ndërhyjë në punët e brendshme të Libanit.

Komentet Aoun i bëri në një intervistë me CNN, duke shtuar se Teherani dëshiron ta "shkatërrojë" Libanin "për interesat e veta".

Aoun përsëriti se Bejruti shpreson për një marrëdhënie të mirë me Iranin, bazuar në respekt të ndërsjellë dhe mosndërhyrje.

"Megjithatë, mbani mend se Libani është një shtet sovran dhe ka një qeveri sovrane. Nëse doni të flisni me ne, jeni të mirëpritur, por nuk duhet të ndërhyni", tha Presidenti.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Trump thirrje Izraelit dhe Iranit të ndalojnë sulmet! Pasdaranët thonë po, Netanyahu: Për momentin, zjarri ka pushuar, por për ne, beteja nuk ka mbaruar ende