Presidenti Meta dekoron ish-ambasadorin e SHBA-ve, Arvizu me titullin e lartë “Meritë të veçanta civile”

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Aleksandër Arvizu është dekoruar  këtët të martë  nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta me titullin e lartë të vlerësimit “Merita të veçanta civile”.  

Teksa organizoi një ceremoni të veçantë solemne, kreu i shtetit Ilir Meta shprehu mirënjohjen për kontributin e dhënë për vendin tonë në proceset e integrimit nga ana e ish-ambasadorit Arvizu , ndërsa e cilësoi atë  një mik të paharrueshëm për Shqipërinë dhe shqiptarët.

 “Në vlerësim të veprimtarisë diplomatike dhe kontributit të tij të çmuar në përparimin e gjithanshëm të marrëdhënieve dypalëshe gjatë mandatit të tij si Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës por edhe në vijim si dhe për mbështetjen e pakursyer të procesit të integrimit euro-atlantik të vendit”, është shprehur presidenti Meta gjatë ceremonisë.

Nga ana e tij,ish-ambasadori i Shteteve të  Bashkuara të Amerikës, Alexander Arvizu shprehu mirënjohjen  dhe kënaqësinë e Tij për vlerësimin nga ana e Presidentit Meta si edhe siguroi se do të vazhdojë të promovojë vlerat më të mira të Shqipërisë.


Në ceremoninë e ditës së sotme,morën pjesë personalitete të ndryshme të trupit diplomatik të akredituar në Shqipërisë, ish-Presidentë, ministra e deputetë, politikanë, intelektualë si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Kujtojmë që pas përfundimit të mandatit të tij 4 vjeçar si ambasador i SHBA në Tiranë, nga viti 2010 deri në janar të vitit 2015, Aleksandër Arvizu u emërua në Departamentin Amerikan të Shtetit. Aktualisht, ai është i emëruar këshilltar i lartë për Çështjet e Azisë Lindore në Departamentin Amerikan të Shtetit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër