Presidenti Meta emëron shef
kabineti diplomatin Arben Cici

Presidenti Meta emëron shef<br />kabineti diplomatin Arben Cici
Presidenti i ri i Republikës, Ilir Meta ka emëruar diplomatin Arben Cici shef të kabinetit në Presidencë.

Arben Cici është një emër i njohur në fushën e diplomacisë, pasi ka shërbyer në Ministrinë e Jashtme, ndërsa ka qenë ambasador në disa vende, por edhe këshilltar i ish-Presidentit Bamir Topi.
 
Arben Cici është pedagog, mban titullin e Doktorit të Shkencave Historike që nga viti 1999, është autor i disa librave, ndërsa zotëron edhe disa gjuhë të huaja. 

Meta mban në kabinet këshilltarin e Nishanit
Por në Presidencë nuk ka vetëm emërime të reja pas ardhjes së Metës, pasi Presidenti i ri ka vendosur që të mbajë në kabinetin e tij, njërin prej këshilltarëve të paraardhësit Nishani.
 
Bëhet fjalë për Flamur Gashin, i cili është këshilltar për rajonin në Presidencë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Gashi përmes një postimi falënderimi në FB.
 
Faleminderit Presidentit të Republikës së Shqipërisë Sh.T. Z. Ilir META, për besimin e dhënë që të jem pjesë e kabinetit të tij… Çdoherë në shërbim të kombit dhe shtetit shqiptar… #JamShqiptar…🇦🇱 “, shkruan ai.

Dje Meta emëroi Sekretar të Përgjithshëm të institucionit Alqi Bllakon, ekspert i njohur në fushën financiare.
 
Kush është Arben Cici
Arben Cici u lind në Korçë më 1960. Pas diplomimit në Universitetin e Algjerit, Fakulteti i Përkthimit (1988), ka punuar si pedagog në Universitetin e Tiranës, Katedra e Gjuhës Frënge (1988-1992).
 
Nga viti 1992 shërben në fushën e diplomacisë, përkatësisht: Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ambasador i Shqipërisë në Federatën Ruse, Drejtor i Protokollit të Shtetit, Ambasador në Republikën e Kroacisë, Danimarkë, Drejtor i Protokollit të Shtetit, Këshilltar Diplomatik i Presidentit të Republikës. 
 
Mban titullin e Doktorit të Shkencave Historike që nga viti 1999. Aktualisht jep mësim në disa universitete publike dhe private në Tiranë dhe Prishtinë në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, diplomacisë e ceremonialit diplomatik.
 
Është autor i botimit të parë të ”Ceremonialit zyrtar të Republikës së Shqipërisë” (1988), bashkautor i librit ”Hyrje në teoritë politike moderne” (2009) dhe autor i shumë artikujve shkencorë e publicistikë në fushën e diplomacisë dhe më gjerë.
 
Zotëron gjuhët frënge, angleze, arabe dhe italiane. Fryt i interesave dhe i punës së tij shkencore në historinë e diplomacisë shqiptare është edhe libri ”Marrëdhëniet shqiptaro-italiane në vitet 1920-1934” që keni në dorë.



dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë