Presidenti nis konsultat për datën e zgjedhjeve për 2021, Rama konfirmon prezencën, takon nesër Metën

Presidenti nis konsultat për datën e zgjedhjeve për 2021, Rama konfirmon prezencën, takon nesër Metën

Ftesës së presidentit Ilir Meta drejtuar kryetarëve të grupeve parlamentare për të diskutuar për datën e zgjedhjeve të ardhshme, i është përgjigjur pozitivisht edhe kryeministri Edi Rama.

Në takimin që do të mbahet ditën e nesërme është konfirmuar se Kryeministri Rama do të shkojë në Presidencë, i shoqëruar nga kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Rama do të takohet me presidentin Meta për t'u konsultuar në lidhje me një datë të mundshme të mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në periudhën 15 prill deri më 15 maj 2021.

Presidenti Meta pas takimit me drejtuesit e PS për këtë çështje do të takohet dhe me përfaqësuesit e PD në orën 12:00, ku Lulzim Basha ka konfirmuar prezencën e tij më herët dhe në 12:30 do të zhvillojë takim me zv.kryetarin e LSI, Luan Rama ose Petrit Vasilin.

Ndërsa në orën 17:30 Meta do të pres në takim edhe Rudina Hajdarin. Takimin e parë Meta do e zhvillojë me Shpëtim Idrizin në orën 09:30.

Letra dërguar kreut të grupit PS

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sapa: 04/09/2020 07:55

    Nuk eshte qe cudi qe te nderrojne karriket keto dy k*rvat mashkullore te shqiptareve!

    Përgjigju
  • Pupup: 03/09/2020 22:16

    Ik o Rama ku...va,prape i plekse me kete pisin!! S'ka per tu bere ndonjehere ketu..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë