TIRANE - Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka dekretuar sot emërimin e dy anëtarëvë të rinj të Gjykatës së Lartë. Sipas Kushtetutës në nenin 93 dhe 136, pika 1 ai dekretoi Admir Thanzën dhe Tom Ndreca si anëtar të Gjykatës së Lartë.
"Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 136, pika 1 të Kushtetutës së Shqipërisë, dekretoi emërimin e zotit Admir Thanza, anëtar i Gjykatës së Lartë. Gjithashtu, po në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 136, pika 1 të Kushtetutës së Shqipërisë, Presidenti Nishani dekretoi emërimin e zotit Tom Ndreca, anëtar i Gjykatës së Lartë,"- shkruhet në faqen zyrtare të Presidencës.
Vendet e lëna bosh në Gjykatën e Lartë ishin ato të gjykatësve Besnik Imeraj dhe Gani Dizdari të cilët më datë 1 prill u emëruan anëtarë të Gjykatës Kushtetuese pasi Kuvendi i Shqipërisë votoi emërimin e tyre me 76 vota për Gani Dizdarin dhe 73 vota për Besnik Imeraj.
Redaksia Online
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com