AZERBAJXHAN-“Angazhimi i vendit tim në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe ekstremizmit të dhunshëm ka qenë aktiv dhe domethënës. Brenda vendit janë ndërmarrë veprime të shumta ligjore e sociale, për të ç’kurajuar elementët ektremistë, si dhe promovuar idetë dhe programet që nxisin respektin dhe bashkëjetesën ndër-fetare", kështu është shprehur sot Presidenti Nishani teksa mori pjesë sot në hapjen e Forumit të pestë Global të Baku-së, me temë: “E ardhmja e marrëdhënieve ndërkombëtare: pushteti dhe interesat”.
Në këtë forum ishin të pranishëm shumë krerë shtetesh, ish-krerë, politikanë, studiues, akademikë e gazetarë nga vende të ndryshme të botës.
Në fjalën e tij, presidenti Nishani vlerësoi tematikën e përzgjedhur nga organizatorët, pasi sipas tij ajo lidhet drejtëpërdrejtë me sistemin aktual të marrëdhënieve ndërkombëtare që rregullon marrëdhëniet mes shteteve, rajoneve dhe organizatave të ndryshme.
Gjithashtu, Nishani theksoi se Shqipëria është një vend që ka luftuar terrorizmin dhe ka promovuar idetë dhe programet që nxisin respektin dhe bashkëjetesën fetare.
Kreu i Shtetit gjithashtu përmendi konfliktet e dhunshme etnike e fetare në rajonin e Ballkanit, ndërsa cilësoi se sot të gjitha vendet janë të përfshira në dialog me njëri-tjetrin.
Gjatë fjalës së tij, Nishani theksoi se janë fuqi të mëdha që po e pengojnë rajonin e Ballkanit të shkëputet nga e kaluara:
“Fatkeqësisht, ka ende fuqi dhe interesa të mëdha që e pengojnë këtë rajon të shkëputet tërësisht nga e kaluara, të cilat shfrytëzojnë marrëdhëniet delikate ndëretnike, nacionalizmin primitiv që shfaqet hera-herës, instalimin e frikës përmes terrorizmit, nivelin ende të ulët të zhvillimit dhe të ndërlidhjes mes vendeve të rajonit dhe qytetarëve të tyre, por edhe rënien e vëmendjes së strukturave të BE-së dhe NATO-s për shkak të sfidave të shumta, për ta kthyer atë në ditët e tij më të errëta”.
Në mbyllje të fjalës së tij, Presidenti Nishani u shpreh: “E ardhmja e marrëdhënieve ndërkombëtare do të varet shumë nga mënyra se si shoqëritë dhe vendet tona do të përballojnë dhe adresojnë sfidat dhe kërcënimet aktuale, si në nivel lokal dhe rajonal, ashtu edhe në nivel global”.
Redaksia Online
S.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com