1. T’i japë shtysë vendimtare marjes së statusit duke u zgjedhur përmes një procesi politik dhe jo procedurave mekanike të bazuara në numra.
2. Të jetë garant i Kushtetutës.
3.Të përbëjë faktor sigurie në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
“Është koha për të folur për identikitin e Presidentit të Republikës në kushtet kur, nga njëra anë për mënyrën sesi do të zgjidhet do të varet statusi i kandidatit dhe nga ana tjetër do të përcaktohet vlerësimi real, që çdo njëra palë do i bëjë momentit historik të 100 vjeotrit të pavarësisë”, deklaroi kryesocialisti.
Rama deklaroi se e gjithë vëmendje gjatë muajit maj duhet të përqëndrohet në miratimin e ligjeve dhe reformave me qëllim marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian.
“Është herët dhe kundërproduktive të flitet për emra konkretë. Por, është koha për të folur për identikitin e presidentit të ri. Bazuar në logjikën tonë dhe mesazhet e ndërkombëtarëve është e udhës që hapja e procesit për zgjedhjen e presidentit të bëhet në mbylljen e përpjekeve tona në sesionin parlamentar përe të siguruar statusin. Ta mbyllim procesin për reformat në gjysmën e parë të këtij muaji. Të përgatisim propozoimin për heqjen e imunitetit dhe ta depozitojmë në parlament”, tha Rama përpara deputetëve socialistë.
Ai siguroi se PS do të derdhë energjitë pozitive për një proces gjithpërfshirës mes palëve për ti dhënë vendit një president dhe jo noter partiak.
“ Statusi! Ky është fjalëkyci që duhet të diktojë punën tonë deri në mbylljen e këtij sesioni parlamentar”, e përfundoi Rama fjalën e tij.
MBLIDHET SOT PASDITE KRYESIA
Kryetari i PS, Edi Rama pritet të mbledhë sot pasdite kryesinë e Partisë Socialiste. Gjatë mbledhjes kreu socialist do të informojë të gjithë anëtarët e saj në lidhje me bisedimet që janë bërë për procesin e zgjedhjes së kreut të ri të shtetit.
Njëherësh kreu socialist Rama do të informojë kryesinë në lidhje me hapat e ndjekur nga ai për procedurat e zgjedhjes së një presidenti që të plotësojë të gjitha kriteret kushtetuese, njëherësh që të jetë dhe konsensual mbi palët dhe përfaqësues i unitetit të kombit. Kreu socialist Rama do të bëjë me dije në kryesi dhe rezultatin e takimit me ish-kryeministrin dhe ish-kryetarin e PS, Fatos Nano i cili ka vetëshpallur kandidaturën për president të Republikës.
Në mbledhjen e sotme pritet të diskutohet dhe në lidhje me ftesën përmes një letre që Rama ka bërë për krerët e partive parlamentare shqiptare, ku spikat ftesa për një takim të drejtërdrejtë për Presidentin e ri me kreun e mazhorancës Sali Berisha dhe kryetarin e LSI, Ilir Meta. Me sa duket në kryesinë e PS Rama do të kërkojë mandatimin nga ky forum për të diskutuar për kreun e ri të shtetit me Berishën, Metën dhe krerët e partive të tjera parlamentare, Idrizi, Dule dhe Mediu, si dhe formatin e diskutimit për këtë qëllim. Pasi pritet që brenda kësaj jave të startojë tryeza e përbashkët e kërkuar nga Rama, dhe për vetë faktin se në mënyrë indirekte dy partitë e mëdha, përmes përfaqësuesve të niveleve të dyta e kanë dhënë pëlqimin e tyre për një takim të tillë, pas kërkesës së kryetarit të PS, Rama.
Një vend të rëndësishëm në mbledhjen e këtij forumi të lartë të PS, do të zënë dhe diskutimet për zgjedhjet në forumin e të rinjve RE:FRESSH si dhe të grave socialiste. Kështu do të diskutohet për futjen e formulës së re të modelit amerikan të zgjedhjes me pikë sipas rretheve të kreut të RE:FRESSH, pa vënë në diskutim dhe alternimin me statutin që e bën zgjedhjen nga kongresi. Mësohet se do të bëhet dhe bilanci i punës së deritanishme të deleguarve të kryesisë në rrethe, në takimet me bazën dhe përgatitjen e saj për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, pasi sipas vendimit të Asamblesë Kombëtare të PS, ky vit quhet elektoral deri ditën kur të mbyllet rezultati përfundimtar i zgjedhjeve të verës së ardhshme. Njëherësh do të ndahen detyrat për ditët e ardhshme, ku një rëndësi primare zë dhe forcimi i aleancave në bazë.
(aq/shqqiptarja.com)