Presidenti Topi: Jo kritika, por
mbështetje për gjyqësorin

Presidenti Topi: Jo kritika, por<br />mbështetje për gjyqësorin
TIRANE- Presidenti Topi në Ditën Kombëtare të Drejtësisë bën thirrje për mbështetje ndaj sistemit gjyqësor dhe rritjen e bashkëpunimit mes institucioneve. Ndryshe nga herët e tjera sot kreu i shtetit ka kursyer kritikat ndaj gjyqësorit, duke bërë thirrje per shtrirjen e dorës së bashkëpunimit ndaj tij. Deklaratat e kreut të Shtetit u bënë gjatë një pritje zyrtare të dhënë  në Pallatin e Brigadave.
“Më tepër se kritikat sistemi gjyqësor në vend ka nevojë për ndihmë dhe mbështetje”- u shpreh Topi.
Topi kërkoi gjithashtu mbështetje për sistemin gjyqësor edhe nga pikëpamja financiare.
Kreu I shtetit përshëndeti miratimin e ligjit për Gjykatën Administrative dhe kërkoi kujdes në përzgjedhjen e trupës gjyqësore të këtyre gjykatave.
Duke konsideruar demokracinë të lidhur ngushtë me funksionimin e pushtetit gjyqësor Presidenti tha se reformimi i sistemit gjyqësor nuk është për tu treguar ndërkombëtarëve se Shqipëria përmes tij respekton të drejtat e njeriut, por është një proces i brendshëm i transformimit të shoqërisë ku përfshihet dhe drejtësia.
Topi e vlerësoi Ditën e Drejtësisë si një ditë të rëndësishme përmes së cilës duhet përcjellë mesazhi i bashkëpunimit dhe mirëkuptimit politik, shumë i domosdoshëm  në kohën kur pritet statusi i vendit kandidat dhe në 100 vjetorin e Pavarësisë.
“Thirrja ime është për bashkëpunim në sfidat e kohës, sa më drejtë t'i përgjigjemi, aq më garantues është funskionimi i drejtëissë. Është një barrë e rëndë, dhe në të njëjtën kohë një mision fisnik që prokurorët, avokatët , gjyqtarët, të bëjnë të mundur me profesionalizëm ecjen para të Shqipërisë dhe garantimin e rrugës në BE”- tha Topi.
(ns/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga sistemi mbrojtës kundërajror rus! Vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga sistemi mbrojtës kundërajror rus! Vetëm 28 mbijetuan