‘Presidenti Zelenskiy nuk kupton nga Ekonomia’, dorëhiqet Kryeministri i Ukrainës

‘Presidenti Zelenskiy nuk kupton nga Ekonomia’, dorëhiqet Kryeministri i Ukrainës

Kryeministri i Ukrainës dha dorëheqjen sot pas publikimit të një audio-regjistrimi gjatë të cilin ai dëgjohet duke bërë komente denigruese ndaj presidentit lidhur me atë se sa e kupton Zelenskiy ekonominë.

Në një postim në facebook Oleksiy Honcharuk shkruante se ai mori detyrën e kryeministrit për të përmbushur programin e presidentit, duke e quajtur atë "model të sinqeritetit dhe moralit".

Duke iu referuar përgjimit të publikuar Honcharuk tha se "për të hequr çdo dyshim në lidhje me respektin dhe besimin tonë tek presidenti, paraqita një letër dorëheqje dhe presidenti do ta paraqesë atë në parlament".

Volodymyr Zelenskiy pritet të rishikojë letrën e dorëheqjes e më pas do të shpallë vendimin thuhej në një deklaratë të zyrës së presidentit, të publikuar nga agjencia e lajmeve ukrainase, UNIAN.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

LIVE-Turi me diasporën, 'militantët' e Berishës 'të infiltruar' në takimin e Ramës, thirrje kundër tij! Kryeministri: Akte antishqiptare nga të verbër që nxiten nga Tirana

LIVE-Turi me diasporën, 'militantët' e Berishës 'të infiltruar' në takimin e Ramës, thirrje kundër tij! Kryeministri: Akte antishqiptare nga të verbër që nxiten nga Tirana