Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Tiranë për samitin e Komunitetit Politik Europian që do të zhvillohet sot (16 maj) në kryeqytet.
Lideri ukrainas u prit në Aeroportin Ndërkombëtar "Nënë Tereza" nga ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, dhe ministri i MEKI, Blendi Gonxhja.
Zelensky mbërriti në Tiranë direkt nga Turqia (15 maj), ndërsa pati edhe një takim me presidentin Recep Tayyip Erdoğan, për negociatat me Rusinë.
Samiti i nis punimet nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama dhe presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Costa. Axhenda parashikon 3 tryeza të rrumbullakëta me fokus në rritjen e konkurrencës dhe sigurisë evropiane përmes inovacionit dhe qëndrueshmërisë. Po ashtu do të zhvillojnë punimet edhe dy seanca plenare.
Komente


Ce doni kete plehren.. ngaterroi gjith dynjane.. ku njeh rrespect ky hajduti.. dhe tenderin e uniformave e ne mes te luftes e beri naaaaaaa…
Përgjigju