Presidentja e KE-së mbështet integrimi e Shqipërinë në BE: Nëse e mbyllim derën për rajonin, dëmtojmë veten

Ursula von der Leyen, presidentja e ardhme e KE-së e cila u zgjodh këtë të martë nga Parlamenti Europian mbështet perspektivën europiane për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në një deklaratë për gazetën gjermane SPIEGEL ajo tha negociatat duhet të hapen sapo Këshilli Europian të arrijë në konkluzionin se këto dy vende kanë përmbushur kriteret.

"Ne duhet të hapim negociatat e pranimit me këto dy vende sapo Këshilli Europian të arrijë në përfundimin se kriteret janë përmbushur. Ne duhet të mbajmë dorën ndaj këtyre vendeve, kemi të njëjtin kontinent, të njëjtën histori, jemi fqinjë dhe nëse mbyllim derën për këtë rajon dëmtojmë veten", tha Ursula von der Leyen.

Ish Ministrja e Mbrojtjes gjermane Ursula von der Leyen u zgjodh për të drejtuar Komisionin Europian, e dyta presidente femër pas Simone Veil, 40 vite më parë.

Pak para zgjedhjet në këtë post ajo premtoi mbështetjen e saj për hapjen e negociatave të pranimit në BE për  Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hasan Pordha: 19/07/2019 15:51

    Znj Ursula vepro menjehere dhe mos shryj data sepse ariu polar kete po pret qe te mesyje ne Ballkan.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Zelensky: Nuk kemi forca për të rimarrë Krimenë dhe Donbasin! Rusia: Të hapur ndaj propozimeve nga i dërguari i Trump

Zelensky: Nuk kemi forca për të rimarrë Krimenë dhe Donbasin! Rusia: Të hapur ndaj propozimeve nga i dërguari i Trump