Subjektet politike nga koalicionet e para e pas zgjedhjeve parlamentare të parakohshme të 8 qershorit, pritet të takohen përsëri ndaras në një raund të katërt te Presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga, për të vazhduar diskutimet për procesin e krijimit të institucioneve të Kosovës.
"Takimet e Presidentes Jahjaga me liderët e partive politike parlamentare do të vazhdojnë në ditët në vijim", paralajmëronte dje pasdite komunikata zyrtare nga Presidenca pas takimeve, fillimisht me kryetarin e PDK-së, Hashim Thaçi, shoqëruar nga nënkryetari Kadri Veseli, e pastaj me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, kryetarin e VV-së, Albin Kurti, kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj dhe kryetarin e Nisma-s, Fatmir Limaj.
Sot nuk u mbajt vazhdimi, pas dy ndërprerjeve, i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, pasi u shty mbrëmë me vendim të kryesueses, deputetes më të vjetër Flora Brovina, "me qëllim të krijimit të hapësirës së mjaftueshme për tejkalimin e krizës politike dhe institucionale", "në këtë moment delikat për tërë vendin".
Pas shtyrjes së seancës, Zyra e Presidentes theksonte "faktin se Kuvendi i Kosovës është institucion plotësisht autonom dhe se asnjë procedurë e brendshme e tij, përfshirë edhe thirrjen e seancës së tij, nuk ndërlidhet me përpjekjet e Presidentes për lehtësim të dialogut".
ATSH
/Shqiptarja.com