Mbi 18 mijë banesa kanë mbetur pa energji elektrike për shkak se një person ka dëmtuar fidrat e stacionit të Kasharit.

Kjo pasi gjatë kryerjes së punimeve në Kashar janë dëmtuar kabujt e energjisë elektrike.

Grupet e OSHEE-së pas verifikimit lidhur me dëmin e shkaktuar po punon për riparimin e defektit.

Fidrat e dëmtuara janë 16, 17 dhe 18 që dalin nga nënstacioni 110/20 kV Kashar.

Zonat pa energji janë pallatet në Fushën “Misto Mame”,Yzberisht, Unaza e re, zona pranë Yzberisht etj. Numri i abonentëve pa anergji nga ky defekt është 18 702.

OSHEE ka bërë padi ndërkohë që policia po punon për identifikimin e personave përgjegjës.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)