Pashkët ortodokse, Meta: Me dialog mund të ecim drejt familjes europiane

Pashkët ortodokse, Meta: Me dialog mund të ecim drejt familjes europiane

Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka uruar besimtarët ortodoksë për kremtimin e pashkëve. Përmes urimit Meta ka përcjellë edhe një mesazh për klasën politike në vend.

Ai thotë se me besimin në zot dhe me dialog e vëllazërim, shoqëria jonë mund të tejkalojë çdo sfidë, pavarësisht sakrificave, për të ecur e sigurt drejt së ardhmes më të mirë, në familjen europiane.

"Në vigjilje të kremtimit të Ditës së Ringjalljes së Krishtit, u uroj nga zemra besimtarëve ortodoksë dhe mbarë popullit shqiptar: Nga mot gëzuar Pashkët! Mbarësi, shëndet, paqe e begati në familjet tuaja!
Festa e Pashkëve dhe e dritës që nuk perëndon kurrë, na kujton sot se para malit të së keqes, padrejtësive, veseve, frikës e zhgënjimit, mosbesimit e arrogancës, korrupsionit, dhunës dhe çdo fenomeni negativ që vret paqen, drejtësinë e barazinë sociale dhe helmon rëndë shoqërinë, shpresa dhe e mira nuk vdesin kurrë.
Me besimin në Zot dhe duke përqafuar gjithmonë vlerat më të mira hyjnore, morale e sociale, por edhe kombëtare, me dashuri, harmoni të plotë, dialog, mirëkuptim, bashkëpunim e vëllazërim, secili prej nesh dhe shoqëria jonë në tërësi, mund të tejkalojë çdo sfidë, pavarësisht sakrificave, për të ecur e sigurt drejt së ardhmes më të mirë, në familjen europiane.
Të dashur miq,
Dita e Ringjalljes së Krishtit gjithashtu na kujton nevojën për të forcuar jo vetëm harmoninë tonë të shkëlqyer ndërfetare, por edhe solidaritetin me njerëzit në nevojë, të sëmurët, të pamundurit, fëmijët e të moshuarit, që kanë aq shumë nevojë për përkujdesje e dashuri të përhershme.
Duke u përcjellë të gjithëve urimet e mia më të mira në prag të kësaj Dite të Shenjtë, jam i bindur se shpresat te jeta më e mirë do të ringjallen për mbarë shqiptarët!
GËZUAR PASHKËT!"
, shkruan Meta.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Valdrin: 27/04/2019 23:48

    Perpara ecim kur ti dhe monika te jeni zhdukur njeher e pergjithmone nga skena politike, boll e keni rrjepur ket popull.

    Përgjigju
  • Drejtësia po vjen: 27/04/2019 23:22

    Mos të zënshin pashkët tjera ,,,,,amin

    Përgjigju
  • Hasani: 27/04/2019 23:10

    Une habitem me keta klerike si pranojne urime nga keta kriminele dhe hajdute I lumte imzot George Frendo qe nuk i pranon ti shkelin te dera kets kriminele qe i kane duart te lyera me gjakun e martireve te Gerdecit dhe te 21 Janarit I

    Përgjigju
  • xreport: 27/04/2019 22:11

    o legen

    Përgjigju
  • rrema: 27/04/2019 22:07

    TE VJEDHESH FLORIRIN BEHESH PRESIDENT.... E MOR ILIR FLORIRI PIRATI U BE PAPE.....

    Përgjigju
  • peoples: 27/04/2019 20:38

    O zot ! A me degjon si mund te flase ky njeri per miresi dhe dashuri..Hapy dhe....Ky eshte Don Corleonei pa cip.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Liverpool marshon drejt trofeut, përmbys 3-1 Leicesterin

VIDEO/ Liverpool marshon drejt trofeut, përmbys 3-1 Leicesterin