Presion klubeve, dhunë ndaj stewart-ve e tregtim të paligjshëm në San Siro! Arrestohen 16 ultras të Milanit dhe Interit

Presion klubeve, dhunë ndaj stewart-ve e tregtim të paligjshëm në San Siro! Arrestohen 16 ultras të Milanit dhe Interit

Tifozët ultras të Milanit e Interit

16 persona, mbështetës dhe pjesmarrës në tifozëritë ultras të Milanit dhe Interit, janë arrestuar nga policia italiane pas hetimit të kryer nga drejtoria anti-mafia e prokurorisë së Milanos. Ata akuzohen për organizatë kriminale (me metoda mafioze), më qëllim zhvatjen e të mirave që lidhen me stadiumin San Siro. Jo vetëm kaq, por së bashku edhe me 3 persona të tjerë të vendosur në arrest shtëpie, pretendohet se janë autorë të disa plagosjeve, por edhe të krimeve të tjera të rënda.

Thuhet se personat në fjalë, të cilët ndë të tjera janë edhe tifozë ultras, shantazhonin klubet për biletat dhe parkimin në San Siro. Jo vetëm kaq, por tregtonin në mënyrë të paligjshme pije brenda stadiumit. Madje ata shkonin deri atje sa të përcaktonin dhe jepnin leje për shitësit e kioskave jashtë stadiumit.

Disa prej ultrasve rezultojnë të lidhur me disa prej organizatave më të mëdha mafioze në Itali si 'Ndrangheta', ndërsa hetimi nisi pas vrasjes së tifozit të Interit Antonio Belloco më 4 shtator. Po këta ultras thuhet se janë autorë të disa rrahjeve të stewart-ve gjatë ndeshjeve. 

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Manastirliu: 500 shkolla Qendra Komunitare, forcojmë bashkëpunimin mes shkollës dhe komunitetit kundër fenomeneve negative

Manastirliu: 500 shkolla Qendra Komunitare, forcojmë bashkëpunimin mes shkollës dhe komunitetit kundër fenomeneve negative