Prestigjiozja “Le Figaro” vlerëson
këngëtaren Elina Duni

Prestigjiozja “Le Figaro” vlerëson <br />këngëtaren Elina Duni
E përditshmja prestigjioze franceze  “Le Figaro” i ka kushtuar një artikull vlerësues këngëtares shqiptare Elina Duni, e cila prej njëzet vitesh jeton në Zvicër.

“Një zë që i këndon Shqipërisë” është titulli që kjo e përditshme ka vendsur në artikullin kushtuar saj.

Në këtë shkrim është shkruar për albumin e saj “Matanë Malit” si dhe për koncertin e zhvilluar gjatë muajit dhjetor në “Teatrin e Operas dhe Baletit”.



Sipas “Le Figaro” Duni sjell në mënyrë të veçantë këngë nga folklori shqiptar të shoqëruara me ngjyrime xhazi.

Kjo e përditshme nuk ka lënë pa theksuar që koncerti i Dunit është pritur mjaft mirë nga publiku.



Gjatë qëndrimit në Shqipëri këngëtares i është akorduar nga Kryeministri Berisha titulli, “Ambasadore e kulturës shqiptare jashtë vendit”, fakt që është përmendur edhe në shkrim.

“Ndihem e nderuar dhe e prekur nga ky vlerësim që më është bërë”,-është shprehur Duni.



Gjithashtu Elina ka treguar se përpiqet t’i risjellë këngët e folklorit në mënyrë sa më origjinale, për shkak të çensurimit që i bëhej artit të kohën e diktaturës, duke dashur që të rinjtë shqiptar të njohin këngët autentike të vendit të tyre.

Shkrimi origjinal nga e përditshmja "Le Figaro"

(xh.k/b.t/shqiptarja.com)

1/4
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Nico Williams s’ia del, Spanja e humbet për Ligën e Kombeve

Nico Williams s’ia del, Spanja e humbet për Ligën e Kombeve